Opozita është rikthyer pas muajsh në parlament, ndërkohë që jashtë studentët po protestojnë për paketën e 8 pikave,
Seanca është shoqëruar me acarimet e zakonshme lidhur një draft për reformën zgjedhore. Opozita akuzon mazhorancën se po e saboton atë, ndërkohë që kjo e fundit ka arsyetuar me gjuhën e kreut të deputetëve Balla.
“Drafti adreson kërkesat e paraqitura nga PD, që kur ishte në çadër. Përmes këtyre ndryshimeve hapet rruga për testimin e teknologjisë në zgjedhje”, tha Balla.
Ju jeni të poshtër – ka qenë reagimi i kreut demokart Basha.
“Jeni të poshtër si dreqi, budallenj. Cfarë po bëni, shoë po bëni. Ka një komision që duhet të kalojë. Do bëni ju reformë zgjedhore, ju që nuk doni vettingun në politikë. Gjysma prej jush duhet të jenë në burg. Lërini këto gomarllëqe. Nuk keni turp!”, ishin fjalët e Bashës. /tesheshi.com/