Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kthesa e rrezikshme e fushatës 2016: presidencialet amerikane si kurrë më parë

by te Sheshi
14/03/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Kthesa e rrezikshme e fushatës 2016: presidencialet amerikane si kurrë më parë

E premtja e javës së kaluar ishte një ditë e shëmtuar për fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ndoshta më e shëmtuara e një viti të tërë. Ajo që shpërtheu në San Ljuis dhe u shfaq e plotë në Çikago, sidoqoftë, nuk ishte një shmangie. Donald Trump prej fillimi e ndërtoi kandidimin e tij në ndezjen e ndjenjave të zemërimit dhe indinjatës. Bëhet fjalë për një kombinim helmus, për partinë Republikane dhe për të gjithë vendin.

Sllogani i Trump është “Ta bëjmë Amerikën madhështore sërish”, por fushata e tij për president vijon të thërrasë forcat e errëta që ndajnë një Amerikë të polarizuar. Nxitur nga retorika e hidhur, ai ka ndezur një lëvizje zemërimi që tashmë ka krijuar edhe një reagim zemërak. Fushata 2016 ka marrë kështu një kthesë të rrezikshme.

Videot e konflikteve përpara tubimit të Trump në Çikago risollën kujtimet e përleshjeve shumë më të përgjakshme që ndodhën në konventën e demokratëve në vitin 1968 në të njëjtin qytet, kur Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira nga dhuna dhe protestat në lidhje me luftën në Vietnam. Vatrat e përballjes në politikën e sotme janë shumë më të shpërndara, mirëpo ndasitë nuk janë më pak reale.

trump

Trump duket se nuk ka dëshirë ta fusë sërish xhindin në shishe. Madje, edhe nëse do donte ta bënte këtë gjë, është e dyshimtë nëse do mundej. Zemërimi është karburanti që mban në punë kandidimin e tij.  Nga të dyja palët pasioni është intensifikuar, ndërsa protestat e rralla gjatë tubimeve të tij janë përshkallëzuar në përballje tmerruese. Dhuna nuk është më e pazakontë.

Të nesërmen e tubimit të anuluar në Çikago, Trump ishte pa asnjë pendesë, madje sfidues për rolin e tij. Ai u pyet gjatë një interviste telefonike në një televizion, ndërsa pamjet e përleshjeve shfaqeshin në ekran, nëse ishte penduar për retorikën e përdorur e që mund të ketë inkurajuar dhunën kundër protestuesve. Ai refuzoi të shfaqë ndonjë shenjë pendese.

Të shtunën në mëngjes, rrugës për në tubimin në Ohajo, ai shkroi në Twitter: “Grupi i organizuar i njerëzve, shumë prej të cilëve keqbërës që na mohuan të drejtën e Amendamentit të parë në Çikago, kanë elektrizuar tërësisht Amerikën”.

Një orë më pas, ndërsa hapte tubimin përpara një turme aq të madhe sa mbushte e dilte jashtë hapësirës së sallës, Trump mbrojti sërish veten dhe mbështetësit e tij. Në Çikago ai tha, se njerëzit e vet kishin rënë pre e një sulmi të organizuar. “Nuk mund ta lëmë të na e marrin të drejtën e amendamentit të parë”, tha ai. “Ne duam të shkojmë mirë me të gjithë”.

Dikush nga turma, në një pikë të tubimit, u përpoq të ngjitej në podium, por u pengua nga shërbimet sekrete. Atmosfera me çdo ndërprerje të kësaj natyre, ndizej edhe më shumë. Sidoqoftë, pak më mirë krahasuar me atë që ndodhi të premten, mirëpo shumë domethënëse për atë që ka përshirë lëvizjen “Trump për president”. Tubimet e tij janë të superngarkuara me energji dhe e gjitha vjen së bashku me të.

Ishte Trump ai që inkurajoi turmat kur tha më herët se do donte ta godiste me grusht dikë që i kishte ndërprerë fjalimin.

Ngjarjet e fundit kanë sjellë edhe një ndryshim në tonin e rivalëve republikanë të Trump, që janë të dëshpëruar për të ndaluar marshimin e tij drejt nominimit.

Guvernatori i Ohajos, John Kasich që i ka rezistuar shumë gjatë përfshirjes në debat me Trump tha: “Sot, farat e ndarjes që Donald Trump ka mbjellë gjatë gjithë fushatës më në fund dhanë frute dhe ishte tepër e shëmtuar”.

Senatori Ted Cruz i Teksasit nuk i justifikoi protestuesit që prishën marshimet e Trump, por nuk u kursye në fajësimin e republikanit miliarder për atë që ndodhi.

Megjithatë, as Cruz, as Casich e as senatori Marco Rubio nuk kanë dalë hapur me një qëndrim për të mos mbështetur kandidatin zyrtar nëse ai është Trump, edhe pse Rubio ka thënë se kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kjo është dilema e tyre dhe e partisë Republikane.

Trump është në një pozicion të fortë për ta fituar nominimin dhe mund të jetë në një pozicion akoma edhe më të fortë pas primareve të kësaj së marte. Duke përjashtuar ndonjë skenar të pangjashëm, ai do të ketë më shumë delegatë sesa secili prej tre kandidatëve të tjerë të mbetur në garë kur primaret të marrin fund në qershor.

Liderët e partisë Republikane ndeshen me perspektivën e një konvente në Cleveland që do të karakterizohet nga ndasi të thella brenda partiake dhe me protesta të shumta jashtë sallës. Gjërat mund të bëhen shpërthyese një ditë. Mjaft të imagjinohet sesi do të jenë gjërat kur Trump të jetë gati të marrë nominimin.

Ka republikanë që besojnë se mund të ketë një pranim të mundshëm të nominimit të Trump dhe që ai do të zbutet sapo të fitojë garën. Ata që besojnë këtë nuk ka dyshim se u ndjenë më mirë nga debate në Miami kur Trump u shfaq më i përmbajtur dhe nuk ofendoi kundërshtarët.

Por, kandidatura e tij tashmë e ka frakturuar partinë dhe vendin e klima nuk ka gjasa të ndryshojë.

Kandidimi i Trump tashmë është shumë më tepër se një çështje e partisë Republikane. Ai përcaktoi dhe dominoi politikën e vitit 2016. Ai nuk krijoi shkaqet rrënjësore të zemërimit dhe të ndasisë në vend. Të gjitha këto janë ndërtuar prej shumë vitesh, thonë analistët, dhe kanë qenë aty për të gjithë që nuk kanë arritur t’i shohin.

Problemet janë reale dhe të vështira për t’u zgjidhur. Ka pasur shumë pak përpjekje për t’i adresuar dhe për të kufizuar pakënaqësinë, sidomos në partinë Republikane. Më shumë se kushdo tjetër, ishte Trump që e shfrytëzoi atë zemërim.

Askush, thonë analistët, nuk duhet t’i nënvlerësojë domethëniet e tjetërsimit apo të refuzojë të shohë pasojat e tij. Këto pasoja u shfaqën plotësisht në ngjarjet e së premtes. Edhe më keq mund të ndodhë në të ardhmen, në ditët e muajt që vijnë nëse nuk ka një përpjekje kolektive dhe të përqëndruar për t’u kthyer pas nga buza e humnerës.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…
Bota & Rajoni

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Merkel paguan në zgjedhjet rajonale çmimin e politikës së dyerve të hapura për refugjatët

Merkel paguan në zgjedhjet rajonale çmimin e politikës së dyerve të hapura për refugjatët

Sa gramë peshon një kokërr orizi?

Sa gramë peshon një kokërr orizi?

Benitez optimist: mund ta bëj Njukasëllin ekip të madh, por së pari duhet mbijetesa

Benitez optimist: mund ta bëj Njukasëllin ekip të madh, por së pari duhet mbijetesa

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni