Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, ka bërë të ditur këtë të martë se në kryeqytet do të hapet në mes të tetorit i pari kamp refugjatësh.
Fillimisht bëhet fjalë për një qendër vetëm për meshkuj, me kapacitet pritës për 400 persona. Kampi i ngritur në një zonë hekurudhore në veri të Parisit synon të zëvendësojë kampet e sajuara, të cilat vijojnë të shfaqen në periferitë.
“Ky kamp refugjatësh përkon me vlerat tona. Ne po veprojmë me humanitet,” u tha kryebashkiakja e Parisit gazetarëve në një konferencë shtypi.
Një tjetër kamp, për femrat, fëmijët e të pambrojturit, do të hapet para fundit të vitit në jug të kryeqytetit francez, e do të mund të presë 350 persona.
Kampet do të jenë të përkohshme, sipas kryebashkiakes Anne Hidalgo, e do të kushtojnë 6.5 milionë euro. /tesheshi.com/