Dy grupet parlamentare të opozitës, PD dhe LSI, depozituanm një kallëzim penal ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, duke e akuzuar atë për “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
“Lëvizjet kaotike dhe me urdhër politik të prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, pa asnjë plan të mirëfilltë organizimi dhe që kanë sjell dështimin e të gjitha çështjeve me ndjeshmëri të lartë publike, janë veprime të kundërligjshme, që prekin drejtëpërdrejtë interesin e shtetit dhe të shtetasve”, thuhet ndër të tjera në tekstin e padisë, cituar nga TCH.
Opozita ka përkthyer lëvizjet e Markut si shpërbërje tërësore të grupit të prokurorëve të dosjes “Tahiri”.
Një rebelim shoqëruar me padi ndaj Kryeprokurores Arta Marku, ka ndodhur dhe me disa prokurorë, që po ashtu e akuzojnë për lëvizje të paligjshme. /tesheshi.com/