Bashkëshortja e presidentit Meta, trashëguesja prej tij e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka “lëshuar gjuhën” ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjona, një ditë pasi bashkëshorti i saj e sulmoi ashpër, me pretendimin se i ka marrë kompetencat kushtetuese.
Kryemadhi, gjatë një takimi në Shkodër, shkoi deri aty sa e quajti ministren si një “halabake rrugësh”.
“Siç merr guximin, një halabake rrugësh për të falsifikuar porotkollin e shtetit kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat dhe paratë”, tha nën tension politik gruaja që drejton LSI-në.
Ajo sulmoi dhe të votuarën nga parlamenti si anëtare të re të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi. Kjo e fundit, edhe pse konsiderohet si një ndër konstitucionalistet më të mira në Shqipëri dhe ndër të vetmet e përfshira në netëork-un e konstitucionalistëve botërorë, për znj.Kryemadhi është një ngelëse.
“Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti nuk ja japim diplomën e maturës sepse ka ngelur në provim. Si do jetë kjo anëtare e gjykatës kushtetuese kur ka ngelur të jetë gjyqtare e thjeshtë”, arsyetoi Kryemadhi. /tesheshi.com/