Kryebashkiakut të Shkodrës i ka ardhur një letër nga Edi Rama.
Bardh Spahia, i vetmi nga opozita që ka në dorë pushtet ekzekutiv në nivel lokal, pasi drejton bashkinë e madhe veriore, ka parë emrin e tij në krye të një letrë me parashtesën “i dashur”, shkruan nga dora e armikut të tij politik në krye të qeverisjes.
Aty, Rama i parashtron një kërkesë, e cila ngjan sa politike aq dhe shoqërore.
Tashmë, Spahisë i duhet të aktiviziojë një inteligjencë politike plot urtësi për t’iu përgjigjur Ramës për atë çfarë ky i fundit kërkon, duke llogaritur efektet e “jo”-së dhe “po”-së në elektorat.
Siç dihet tashmë, Rama ka provën e madhe finale për të marrë Shkodrën në zgjedhjet e pritshme lokale, duke e thyer si bastion të PD-së. /tesheshi.com/