Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kronikë politike nga fronti i Mitrovicës: ndërsa serbët krihen, shqiptarët zihen!

by te Sheshi
29/09/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Kronikë politike nga fronti i Mitrovicës: ndërsa serbët krihen, shqiptarët zihen!

 Nga Blendi Gashi

Gjendja në veriun e Mitrovicës pas një kohe të gjatë është bërë temë debati në institucionin ligjvënës në Kosovës.

Shtrirja apo jo e sovranitetit në këtë pjesë të vendit ka përplasur pozitën dhe opozitën.

Deputetët opozitarë kanë kritikuar ashpër qeverinë “Mustafa” për mosshtrirjen e sovranitetit në veri, duke shprehur brengën e tyre për mos krijimin e kushteve për kthimin e banorëve shqiptarë në pjesën veriore ku u larguan padrejtësisht nga serbët pas luftës.

Në anën tjetër. pozita thotë se gjendja është përmirësuar ndjeshëm falë dialogut me Serbinë.

I pari fjalën e mori iniciuesi i interpelancës, deputeti i Vetëvendosje-s Ismail Kurteshi, ku tha se banorët shqiptarë nuk po mund të kthehen dhe të rindërtojnë shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës, derisa strukturat ilegale të Serbisë po veprojnë lirshëm dhe po e mbajnë të uzurpuar atë pjesë, duke pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Më tej, Kurteshi shtoi se serbët kanë shtrirë ilegalisht shërbimet e tyre në atë pjesë, nga e cila u dëbuan e u keqtrajtuan shqiptarët.

“Për 17 vjet me radhë qindra shqiptarë nuk janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre. Edhe sot ky problem i kthimit nuk është zgjidhur. Teksa kjo gjendja paraqitet e pa adresuar, qeveria keqadministroi gjendjen në lagjen Suadoll. Paralelisht me strategji të gabuar të qeverisë së Kosovës, është paralajmëruar se në territor të Kosovës, serbët po tentojnë të ndërtojnë një lagje të ashtuquajtur ‘Lugina e Diellit’”, ka thënë Kurteshi.

Kryeministri: Gjendja në veri është përmirësuar

Pavarësisht kritikave të Kurteshit, kryeministri Isa Mustafa pohoi se gjendja në veri të Kosovës është përmirësuar dukshëm viteve të fundit, dhe sipas tij kjo ka ndodhur falë bisedimeve që po bëhen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, Mustafa tha se gjendja e vështirë në veri të vendit është trashëguar nga UNMIK-u.

“Gjendjen e vështirë në veri të vendit e kemi trashëguar nga UNMIK-u. Kemi vendosur sovranitetin në territorin e Kosovës. Kemi kufij me Serbinë, policinë e Kosovës e kemi atje dhe po punohet në rivitalizimin e urës së Ibrit që lidh dy pjesët e Mitrovicës. Edhe kompanitë në veri janë regjistruar dhe fiskalizuar. Gjendja e sigurisë atje është përmirësuar bindshëm. Këtë e dëshmojnë edhe statistikat përkatëse. Kemi marrë masa edhe për zhvillimin ekonomik, duke themeluar një fond që të ndihmohet zhvillimi ekonomik i Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Zveçanit”, ka thënë Mustafa.

“Dialogu, alternativa e vetme për normalizimin e veriut”

Dy partitë në koalicion PDK dhe LDK vlerësojnë se për të rikthyer normalitetin në veri e vetmja zgjidhje është vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Se ka një përmirësim të gjendjen në veri e tha edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, i cili tha se ende ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim.

“Të gjithë e dimë se e kemi një përparim , por nuk jemi të kënaqur derisa i gjithë vendi të jetojë njësoj në tërë Kosovën
.Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit, mbetet si alternativë kryesore për normalizimin e gjendjes në veri
”, tha Pajaziti.

Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se partia e tij mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel dhe ka ftuar që ngjarjet në veri të mos ‘shihen vetëm negativisht, siç bën Vetëvendosje’.

“LDK përherë ka shprehur brengosjen dhe përkushtimin për normalizim të gjendjes në veri të vendit dhe mendojmë se e vetmja zgjedhje është dialogu. Me dialog krijohen mundësi për zhvillim të kësaj pjese të republikës sonë. Duhet të lejojmë kthimin e qytetarëve të Kosovës në vendet nga të cilat u larguan si pasojë e Serbisë. Duhet të lejojmë kthimin e qytetarëve serb në jug, dhe të qytetarëve shqiptarë në veri”, ka thënë ai duke shtuar se kjo do t’i shërbente normalitetit të vendit.

“Strukturat ilegale rrezikojnë sigurinë e brendshme të shtetit”

Qëndrim krejt tjetër me partitë në pushtet mbajnë ato opozitare, VV, AAK e NISMA të cilat fajësojnë qeverinë për mos shtrirje të sovranitetin në veri, duke kërkuar rishikimin e bisedimeve me Serbinë.

Deputeti i VV-së Glauk Konjufca tha se mos zbardhja e vrasjeve që kanë ndodhur në veri, si e policit Enver Zymberi tregon më së miri se qeveria e Kosovës nuk ka ndikim në veri të Mitrovicës.

Konjufca poashtu e përmendi edhe moslejimin e shkuarjes në veri të ministrit të Financave Abdullah Hoti, siç tha ai nga bandat serbe në veri të vendit.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, kujtoi rastin e mbrëmshëm të ndalimit të drejtorit të policisë së Kosovës në Mitrovicë Nehat Thaçi.

“Ne sot po flasim për lëvizje të lirë në veri të Mitrovicës, e fatkeqësisht kjo koincidon me marrjen e drejtorit të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, dhe askush nuk jep llogari. E pyes kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm a jeni tu bo hajgare, apo kemi institucione të vërteta. Krimi i organizuar në atë pjesë ka gjetur po zhvillohet në masë të madhe, kurse grupet paramilitare serbe mund të kthehen për sigurinë e brendshme të shtetit të Kosovës, sepse Serbia po ndërmerr hapa që të krijoi pasiugi dhe frikë tek qytetarët shqiptarë”, tha deputeti Lekaj.

Deputeti Zafir Berisha, nga NISMA për Kosovën kujtoi aksionin e 25 korrikut 2011, të cilin e urdhëroi kryeministri i asaj kohe Hashim Thaçi për marrjen nën kontroll të asaj pjese të Kosovës, nga i cili aksion mbeti i polici vdekur Enver Zymberi.

“Arsyeja që fshihej pas këtij aksioni ishte justifikimi i bisedimeve që fillimisht u quajtën teknike e që dolën më shumë se politike.  Pra për një zyrtarizim i bosnjizimit të Kosovës. Të cilin e nisi Hashim Thaçi e po e vazhdon Isa Mustafa”, deklaroi Berisha.

Se pjesa veriore e Mitrovicës kontrollohet nga strukturat ilegale serbe dhe se institucionet e Kosovës nuk kanë shtrirje atje, e theksuan edhe shumë deputetë të tjerë opozitarë që kërkuan të rishikohet formati i bisedimeve me Serbinë. /teshesho.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”
Politikë

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën
Politikë

Një tezë e re politike nga Rama si ndihmë për opozitën

15/05/2025
Next Post

Cristiano Ronaldo rikthehet të luajë me përfaqësuesen portugeze

Ministrja Kodheli kujton armët kimike siriane: u demontuan në Bari e askush nuk protestoi!

Ministrja Kodheli kujton armët kimike siriane: u demontuan në Bari e askush nuk protestoi!

Së shpejti vjen YouTube Go: videot mund të shikohen edhe pa internet

Së shpejti vjen YouTube Go: videot mund të shikohen edhe pa internet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni