Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    Tha Guardian: Ja kush financoi djegien e Kur’anit

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Finlandë: gazetarë të shpallur fajtorë për zbulim sekretesh shtetërore

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    Tragjike: kur ta ha kokën peshkaqeni

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    AI: Gjaku i derdhur në Jenin, dështimi i Izraelit për të larë hesapet

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Johanesburgu, për herë të parë me kryebashkiak musliman

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Dy “non grata” të reja nga SHBA në politikën serbe

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

    Krerë fetarë, mbështetje BE-së për Ukrainën

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

‘Kroi i Vitakut’ po mbushet me kolonë serbë. I pari i shqiptarëve atje: Strukturat paralele po na torturojnë

Nga te Sheshi
04/10/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
‘Kroi i Vitakut’ po mbushet me kolonë serbë. I pari i shqiptarëve atje: Strukturat paralele po na torturojnë

Nga Musa Mustafa

Nuk teprohet po të thuhet se banorët shqiptarët e veriut në  Komunës se Mitrovicës nuk e ndjejnë ende se janë çliruar qe 16 vjet prej serbit mbi krye; nuk e ndjejnë që Kosova e tyre është shtet i pavarur qe 8 vjet; nuk e ndejnë që shteti i Kosovës është një shtet tashmë shqiptarësh. Kjo, ngase ata ndihen po aq të diskriminuar sikur fati i tyre të ishte ende në dorën e serbëve, siç ka ndodhur këtu e 100 vjet.

Dhe jo vetëm banorët shqiptarë, por dhe ata jo serbë, të cilëve u ka rënë për hise që të banojnë në Veri. Ndihen të diskriminar që nga kthimi në shtëpitë e djegura gjatë luftës, në punësim e në përkrahje institucionale apo shërbime publike.

“Ne jemi të lënë tërësisht pas dore si nga institucionet lokale ashtu edhe nga ato qendrore”, thonë banorët e veriut.

“Për dy vitesh, nga strukturat paralele serb dhe nga institucionet komunale të dala nga zgjedhjet lokale të Kosovës 2013-2014, nuk është lejuar që të rindërtohet asnjë shtëpi e shqiptarëve e shkatërruar gjatë luftës në Kosovë nga forcat ushtarako policore dhe paramilitare serbe”, ka lëshuar akuza Nazmi Ismaili, përfaqësues i lagjes ‘Kroi i Vitakut’ e njëherësh kryetra i Këshillit të veriut të Mitrovicës.

N.Ismaili

“Ka mbi dy vite që mjetet financiare janë të gatshme për ndërtimin e 6 shtëpive të shqiptarëve që janë shkatërruar gjatë luftës në lagjen ‘Kroi i Vitakut’, por strukturat paralele serb në bashkëpunim me organet komunale dhe policinë e Kosovës, nuk po na lejojë që t`i rindërtojmë”, ka thënë ai për portalin tesheshi.com.

Sipas tij, strukturat paralele serbe, duke përdoruar Komunën legale të veriut të Mitrovicës dhe Policinë e Kosovës, po i ndalojnë punimet, pasi inspeksioni komunal që është i pastër etnikisht vetëm me serbq, po sjell vendime në dëm të shqiptarëve për ndalim të punimeve.

Për Ismailin, nuk ka dyshim që në këtë lojë të ndyrë të strukturave paralele serbe po futet edhe Policia e Kosovës në veriun e Mitrovicës, e cila po urdhëron që punimet të ndalohen deri në ndonjë vendim të ri të organeve komunale.

z_4899

Por në fakt, tek ‘Kroi i Vitakut’ në Veri jo se nuk ndërtohet. Ato po krijohen lagje të tëra banimi, ama jo me shqiptarë, por me serbë vendas e me kolonë serbë të ardhur nga Kroacia, qartazi për ta dominuar zonën, për ta çshqiptarizuar tërësisht, siç sqaron Ismaili.

“Kolonizim me serb i veriut të Mitrovicës dhe dëbimi i shqiptarëve me qëllim të pastrimit etnik të asaj pjese, është qëllimi parësor i strukturave paralele serb dhe institucioneve lokale serbe të veriut të Mitrovicës”, ka deklaruar plot dëshpërim ai.

Nazmi Ismaili sqaron se pas ngritjes së tensioneve nga ana e strukturave paralele serbe në pranverën e kaluar, kur banorët shqiptarë filluan t`i rindërtonin shtëpitë në lagjen ‘Kroi i Vitakut’, ndërhynë edhe dy ministra të qeverisë së Kosovës, ai për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq si dhe ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Ljubomir Mariq, duke formuar një Këshill Ndërministror me qëllim të kapërcimit të këtyre tensioneve dhe rifillimi të rindërtimit të shtëpive të shkatërruar gjatë luftës.

“Por tash e mbi tre muaj të formimit të këtij këshilli, punët nuk kanë shkuar asnjë milimetër para, nuk ka rindërtim të asnjë shtëpie të shqiptarëve në lagjen ‘Kroi i Vitakut’”, ka thënë Ismaili.

“Ne shqiptarët e veriun e Mitrovicës jemi ndër popujt më të diskriminuar në Evropë. Për ne e nuk çan kokën askush. Mjaft të thuhet se popullata shqiptare jeton me qira në jug, ndërsa që serbët le që nuk lejojnë të bëjnë rindërtimin e shtëpive tona të shkatërruara, po nga ata, por bëjnë dhe biznes me prona të shqiptarëve”,  ka thënë i pari i lagjes ‘Kroi i Vitakut’, Nazmi Ismaili.

Më konkretisht, Ismaili rrëfen rastin e Shemsedin Miftarit, banor i Veriut, që jeton me ndihmat sociale e qira në jug të Mitrovicës, ndërsa truallin e tij në Veri e shfrytëzon Zvezdan Mihajloviq, i cili ka hapur biznese.

punimet_250642

“Por policia dhe gjykata ende nuk kanë vendosur se kur do t`i lirojnë pronën Miftarit, edhe pse kanë tërë dokumentacionin”, ka thënë Ismaili për portalin tesheshi.com.

Tek shqiptarë në veri mbretëron një gjendje shumë rëndë ekonomike me papunësinë më të lartë në Kosovë.

“Për një vit në institucionet komunale në veri të Mitrovicës, Kryetar i Komunës së veriut, Goran Rakiq, nuk ka punësuar asnjë shqiptar”, thotë  Nazmi Ismaili.

“Në komunën jugore të Mitrovicës nuk na marrin në punë sepse jemi banorë të veriut, në Veri nuk na punësojnë se jemi shqiptarë, atëherë shtrohet pyetja popull i kujt janë banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës?!”, shprehet Ismaili  gjithë pezm.

Ai apelon tek institucionet komunale të veriut të Mitrovicës,  tek institucionet qendrore të Kosovës, tek Presidentja, Kryeministri si dhe Kryetari i Kuvendit, që urgjentisht të ndërhyjnë në veriun e Mitrovicës që të ndihmojnë popullatën shqiptare që ka ngelur pa shtëpi, pa punë, pa buka e të diskriminuar skajshmërisht.

“Nëse institucionet qendrore dhe ato lokale nuk ndërhyjnë shpejt në kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe banesat e tyre si dhe në rimëkëmbjen ekonomike, shqiptarë e veriut nuk do të rrinë duar kryq, ndërsa që pasojat do t`i bartin vetë pushtetarët”, ka paralajmëruar Ismaili. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!
Intervista

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Guterres, “rrufe” mbi rrjetet sociale
Sociale & Shoqëri

Guterres, “rrufe” mbi rrjetet sociale

28/01/2023
Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin
Politikë

Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

28/01/2023
Lajme të tjera
Këshilla efektive për mbrojtjen e flokëve në stinën e ftohtë (vjeshtë-dimër)

Këshilla efektive për mbrojtjen e flokëve në stinën e ftohtë (vjeshtë-dimër)

Gecaj: Deklarata e Daçiçit për UNESCO-n,  kriminale

Gecaj: Deklarata e Daçiçit për UNESCO-n, kriminale

Hollivudi kundër lëvizjes feministe? Aktorja e çmimeve Oscar, Meryl Streep zgjedh humanizmin!

Hollivudi kundër lëvizjes feministe? Aktorja e çmimeve Oscar, Meryl Streep zgjedh humanizmin!

TË FUNDIT

E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

E pathëna e krizës në arsimin gjerman: aty ku as emigrantët s’bëjnë derman!

16 minuta Më parë
Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

Grekët zbulojnë banditin e rrallë shqiptar

1 orë Më parë
Një ish-gjenerali i NATO-s, tashmë president

Një ish-gjenerali i NATO-s, tashmë president

2 orë Më parë
Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi

Dollari, dobësim për të tretën javë radhazi

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

Versioni konspirativ i njeriut të Demarkacionit për Asocacionin

28/01/2023
Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

Rama: Të jesh mik me njerëz që “urrehen” mes tyre …

28/01/2023
Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

Ankthi i rusëve në Serbi, atyre që kritikojnë luftën

28/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Qasja: Pse po i takon Turqisë ringjallja e botës islame

Nga Yasin Aktay: Marrëdhënia historike midis fesë dhe laicizmit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist