Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Një tragjedi rrugore trondit Italinë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Puna në “djepin” e Hitlerit ka nisur…

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Të paturpshmit: dashuria dhelparake serbe për KFOR-in, atë që e sulmoi në maj

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kroaci e Shqipëri, në unison kundër Serbisë

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Kurti: E diela e 24 shtatorit, aneksimi i veriut nga Serbia

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

    Edhe 200 trupa britanike në Kosovë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kriza e refugjatëve: gjyshja greke e Idomenit që ndihmon sirianët me pensionin e saj mujor

Nga te Sheshi
25/04/2016
në Kryesore, Reportazhe
Reading Time: 4 mins read
A A
Kriza e refugjatëve: gjyshja greke e Idomenit që ndihmon sirianët me pensionin e saj mujor
20
SHPËRNDARJE

Emri i Idomenit është bërë i njohur në botë se është shndërruar në shtëpinë e padëshiruar të më shumë se 10 mijë njerëzve, pjesa më e madhe nga Siria dhe Iraku. Fshati kufitar është tashmë një det tendash ku kushtet janë të mjerueshme. Përpara se autoritetet maqedonase në mënyrë të dyshimtë të mbyllnin kufirin, duke ndërtuar një gardh të gjatë  prej 40 kilometrash për të mbajtur larg refugjatët, më shumë se 1 milion prej tyre kanë kaluar përmes Idomenit, zakonisht një komunitet fermerësh ku banojnë rreth 150 vetë.

Një nga banoret e tij është Panajota Vasileiadou, një gjyshe greke me zemër të artë. “Mama është shumë e mirë me ne”, thotë 22-vjeçarja Haja që u largua nga qyteti sirian i Alepos në shkurt dhe tashmë qëndron në shtëpinë e Panajotës. “E takova atë pasi kisha mbledhur disa barishte në fusha. Erdha të merrja hua një tenxhere”.

Kur i ktheu tenxheren, Haja mbërriti me nëntë miq që ishin të lagur deri në palcë. Panajota Vasileiadou u hapi derën e shtëpisë emigrantëve sirianë. “Në fillim, isha e frikësuar. Por njëra prej tyre po mbante në duar një foshnje gjashtëmuajshe kështu që i ftova të hynin brenda”, thotë 82-vjeçarja Panajota.

“Ata kishin këmbë të fryra dhe buzët i kishin të zeza nga i ftohti. Qëndronin përballë sobës, duke u dridhur”.

Të tjerë i trokitën në derë duke i kërkuar të bënin një dush e atëherë vejusha ftoi pesë sirianë të zhvendoseshin në shtëpinë e saj modeste. Që prej asaj kohe, ajo i ka ndihmuar ata – një gjë jo e lehtë me vetëm një pension mujor që është reduktuar nga 700 në 450 euro për shkak të trazirave ekonomike të Greqisë.

majid

“Çdo mëngjes kur zgjohet, ajo vjen dhe na puth”, thotë Haja. Për 20-vjeçarin Majid “Mama është një ëngjëll”. Ai u largua nga Siria kur shtëpia e tij në verilindje të vendit u bombardua.

“Ajo është si nëna jonë. Ne e duam atë kaq shumë. Na trajton si të ishim fëmijët e saj”, thotë ai, duke refuzuar të flasë për jetën që ka lënë pas për shkak “se do të mbushem me lot kur të mendoj për familjen dhe miqtë që kanë vdekur”.

Ndërsa ai largohet të blejë ushqim, Majid e puth Panajotën në majë të kokës.

Ka nga ata fqinjë që nuk e kanë pritur mirë bujarinë  e saj, duke shprehur frikën e një fluksi njerëzish me pikëpamje ekstremiste. Por Panajota i njeh mire tmerret që kanë kaluar të ftuarit e saj.

“Sot, janë ata refugjatët, por dikur kemi qenë edhe në refugjatë”, thotë ajo. Ajo u vendos në Idomeni kur ishte vajzë së bashku me familjen e saj kur fshati i tyre u dogj gjatë pushtimit nazist.

E kaluar refugjatësh

Në vitin 1941, gjatë pushtimit të Greqisë, trupat bullgare u bënë aleate me gjermanët e pushtuan disa pjesë të veriut. Fshati i saj, Chamilo u dogj deri në themele.

familja

“Isha shtatë vjeç. Gjithçka kishim ishin rrobat që mbanim veshur”, thotë ajo. “Pashë prindërit e mi duke qarë pasi nuk kishin asgjë për të na dhënë për ushqim mua dhe vëllezërve të mi”, kujton ajo duke shtuar se familja u vendos në një shtëpi të braktisur, pa çati ku fqinjët i kishin ndihmuar me rroba, mbulesa dhe ushqim.

Dy vjet më vonë, familja e saj u rizhvendos në Idomeni. Ajo kujton ende trenin që ndaloi në stacion me vagonët plot me hebrenj grekë. Tani ajo e di se ata po çoheshin më në very drejt kampeve të përqëndrimit.

Shumë familja rreth Idomenit kanë histori të ngjashme përmbysjesh. Në fillim të viteve 1920, pas rënies së perandorisë Osmane dhe luftës turko-greke, me qindra e mijëra njerëz u zhvendosën me forcë nga shtëpitë e tyre dhe u dërguan në Greqi si pjesë e një shkëmbimi.

shina

Përgjatë vitit të fundit, njerëzit që i ikin luftës  kanë ndaluar në të njëjtin stacion treni, duke kaluar kufirin në kërkim të një jete më të mirë në vende të tjera europiane.

Shumë nga refugjatët e vendosur në Idomeni varen nga dhuratat ushqimore. “Nëse nuk do të kishte luftë, nuk do isha në Europë. Nuk doja të vija këtu”, thotë Haja në dhomën e ndënjies së Panajotës.

“Tani jemi këtu duke pritur. Por për çfarë?. Ne nuk kemi as para e kështu nuk di se çfarë mund të bëjmë, thotë Haja që dikur punonte në një dyqan veshjesh.

Edhe pse jetët e tyre janë kthyer përmbys, Panajota sheh një arsye për të buzëqeshur. “Në fillim, ata ishin të turpshëm, me kokat ulur gjthë kohën. Por unë u thashë: ngrijeni kokën! Ajo që ka ndodhur i përket së kaluarës. Jeni ende të rinj”.

“Jo lypsarë”

Sirianët kanë mësuar vetëm pak fjalë greqisht dhe nëna e tyre adoptive nuk flet asnjë fjalë arabisht. Por, në një farë mënyre, me shumë gjeste ata arrijnë të merren vesh.

femije

Përpara se të ulen për të ngrënë në kuzhinë, Panajota thotë se ata që kanë ngecur në Idomeni nuk janë lypës, kështu që politikanët duhet të hapin kufijtë dhe t’i lejojnë të jetojnë jetët e tyre.

“Do më mungojnë nëse ia arrijnë të kalojnë më tutje – sidomos vajzat. Ata më bëjnë shoqëri. Ne bisedojmë dhe qeshim madje, edhe kur nuk e kuptojmë se çfarë i themi njëri-tjetrit”, thotë ajo përpara se të përpiqet edhe një herë të bindë Majid të heqë dorë nga duhani.

“OK, mama, OK Mama”, përgjigjet ai me buzëqeshje.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë
Ballkani

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë
Ekonomi

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë
Lindja e Mesme

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

03/10/2023
Lajme të tjera
Moska reagon pas zgjedhjeve serbe: Presim zbatimin e marrëveshjes për raketat strategjike

Moska reagon pas zgjedhjeve serbe: Presim zbatimin e marrëveshjes për raketat strategjike

Minierë ari nën rrugët e Londrës

Minierë ari nën rrugët e Londrës

Totenhemi lëshon terren, Lestërit i mjafton një fitore për të shkruar historinë

Totenhemi lëshon terren, Lestërit i mjafton një fitore për të shkruar historinë

TË FUNDIT

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

Një tragjedi rrugore trondit Italinë

8 orë Më parë
Françesku “përkëdhel” çiftet homo

Françesku “përkëdhel” çiftet homo

8 orë Më parë
Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

Greqia mbyll krenarinë e saj të rreme

9 orë Më parë
Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

Rama “ngatërron” dhe Saudi-Izraelin në çështjen Kosovë-Serbi

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

Arrestimi i Milan Radoiçiç: detaje të reja për sulmin në Kosovë

03/10/2023
Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

Si projekti kinez “Një Brez, Një Rrugë” mund të kërcënojë Shqipërinë

03/10/2023
Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

03/10/2023
Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

Aty ku tre serbë dhanë “mësime për grusht shteti” me mbështetje amerikane

03/10/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Kush e sundon veriun e Kosovës, fiton legjitimitetin ndërkombëtar

Nga Leons Hasani: Si duhen kuptuar zhvllimet e fundit në Kosovë

Pse Vuçiç gënjen trashë dhe paturpshëm?

Nga Ilir Metaj*: Jeto!

Nga Dr. Arben Ramkaj: Censusi, besimi dhe kombi

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist