Takimet e ethshme për të gjetur një zgjidhje të krizës politike në vend nuk u ndalën as ditën e sotme, ndërsa në lojë duket se ka hyrë edhe presidenti Bujar Nishani. Pas një takimi që zhvilloi me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, presidenti ka pasur një vizitë nga kryeopozitari Lulzim Basha.
Takimi i nisur rreth orës 12:00 zgjati gati 30 minuta dhe u mbajt në presidencë. Më përpara, Basha zhvilloi një takim me krerët e bashkive dhe të degëve të PD-së në rrethe, ku u diskutua përshkallëzimi i protesës opozitare duke nisur nga Kavaja.
Ndërkaq, nuk dihet se çfarë do të prodhojë takimi i sotëm Nishani-Basha, pasi ai i një dite më parë solli menjëherë më pas tryezën e partive parlamentare të thirrur nga Meta, ku gjithsesi, PD nuk mori pjesë. /tesheshi.com/