Krishtlindjet ortodokse në Mal të Zi për pak sa nuk u shndërruan në luftë nacionaliste.
Kisha e atyshme u shfaq e përçarë, prej prijësve dhe ithtarëve respektivë, sa është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i ndarë. Kjo pasi të dy mitropolitë, Boris dhe Mihailo, u bënë thirrje besimtarëve që të kremtojnë veçmas natën e Krishtlindjes.
Në momentin e takimit mes dy mitropolitëve të kishës malazeze është dashur të ndërhyjë policia për të ndarë përkrahësit e tyre. Çështja është se njëri është pro serb e tjetri anti serb. Ata reflektojnë atë që ngjet në politikën e shoqëronë malazeze, me ndarjen e këtillë të vendit në dy kampe nacionaliste. /tesheshi.com/