Nga 79% që ka qenë zbulueshmëria e krimit të vrasjeve në qarkun e Shkodrës në vitin 2008, ka arritur në 100% në vitin 2017.
Ndërkohë që nga 18 vrasje të regjistruara në vitin 2010 në Qarkun e Shkodrës, në vitin 2017 regjistrohen 6 vrasje.
Këto janë e vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër, që sipas kryeministrit Edi Rama, “flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik”.
Kryeministri Rama paraqiti dy grafikë që dëshmojnë ecurinë e punës së Policisë në këtë qark përgjatë 10 viteve të fundit, ndërsa vlerësoi se “sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra”.
“Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”, shprehet Kryeministri Rama. /tesheshi.com/