Prindërit bëjnë çmos që t’i mbajnë fëmijët e tyre ngrohtë gjatë dimrit, madje edhe në makinë. Mirëpo sigurohuni që kur ta ulni fëmijën tek sedijla për bebe, t’ia hiqni shallin dhe xhupin sepse këto mund të jenë shumë të rrezikshme për të.
Mendojeni mirë: xhupi i cili mund të ngjeshet me rripin e sigurimit mund të krijojë një hapësirë të madhe midis rripit dhe trupit të fëmijës. Në rast përplasjeje dhe aksidentim xhupi mund të mbetet i ngjitur me rripin ndërsa trupi i fëmijës duke mos qenë i ngjeshur me rripin mund të dalë lehtësisht nga xhupi. Ndërkohë shalli në fyt mund ta mbysë atë.
Nga ana tjetër, në makinë mund të jetë shumë ftohtë, sidomos nëse nuk punon klima, dhe fëmija mund të sëmuret. Për të evituar këtë mundohuni ta vishni fëmijën pak më trrashë dhe t’i hidhni një batanije sipër, ose ta ulni në sedilje, t’i mbërtheni rripin e sigurimit dhe t’i hidhni xhupin krahëve nga sipër. /tesheshi.com/