Bashkëshortët Aleko dhe Afërdita Kosta, 66 dhe 49 vjeç u gjetën të ekzekutuar me armë zjarri këtë mëngjes në shtëpinë e tyre në Gjirokastër.
Fqinjët raportojnë se dëgjuan krisma rreth orës 7:25. Një konflikt pronësie me fqinjin në lagjen “Palorto” është bërë shkak për ngjarjen tragjike.
Apostol Kosta, i cili kishte dhe lidhje farefisnore me kryefamiljarin, i ka qëlluar e më pas tentoi të vetëvritej.
Ai është në gjendje të rëndë në spital. /tesheshi.com/