Pas miratimit në Kuvend, Prokuroria e Përgjithshme krijon strukturën për zbatimin e ligjit “Për dekriminalizimin”.
Kjo strukturë do të përbëhet nga dy prokurorë, tre oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një specialist i Teknologjisë së Informacionit.
Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka firmosur sot urdhrin për krijimin e strukturës së posaçme për verifikimin e integritetit të zyrtarëve publikë, në zbatim të ligjit të njohur ndryshe edhe si ligji “Për dekriminalizimin”. /tesheshi.com/