Lideri i opozitës së Serbisë, ish-presidenti Boris Tadiç, ka deklaruar pas votimit se situata në vendin e tij ka mungesë demokracie dhe bëri thirrje për ndaljen e veprimeve që prekin sistemin.
“Unë pres më shumë demokraci gjatë dhe pas përfundimit të procesit, pra gjatë numërimit të votave. Ajo që kërcënon Serbinë është një rënie ekonomike dhe një standard i ulët i procedurave demokratike”, u tha Tadiç gazetarëve dhe shtoi se procesi zgjedhor në vend u mbajt në rrethana katastrofike në terma financiarë dhe mediatikë, pasi kishte pabarazi.
“Vizitova qytetin e Obrenovacit dhe pashë 80 huliganë që kërcënonin partitë e opozitës që të mos vinin posterat në rrugë”, theksoi kreu i Partisë Socialdemokrate të Serbisë. Y.P – /tesheshi.com/