Nga Komuna e Mitrovicës është pretenduar se kryetarit Agim Bahtiri i ka ardhur një e-mail kërcënues në gjuhën angleze, ku atij i përmendet cmimi i vdekjes, me shkak instistimin për hapjen e Urës së Ibrit
“Kryetari Bahtiri njofton qytetarët e Komunës dhe opinionin e gjerë, se kërcënimet e këtilla dhe asgjë tjetër, nuk mund të ndalin në asnjë mënyrë angazhimin dhe përkushtimin e tij për paqe, tolerancë dhe për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë, që nënkupton edhe hapjen sa më të shpejt të urës kryesore mbi lumin Ibër për lëvizje e qarkullim të lirë të njerëzve dhe automjeteve në të dyja drejtimet të qytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës, pjesa jugore.
Bahtiri ka ngritur zërin së fundi për rihapjen e urës, një premtim edhe ndërkombëtar. Ura i është nënshtruar një procesi rivitalizimi, por shenjat që aty do rinisë qarkullimi në dy anët, ende nuk duken. /tesheshi.com/