Moon Jae-in, presidenti i Koresë së Jugut është nisur për një mision në Uashington përpara samitit të rëndësishëm ndërmjet Trump dhe Kim Jong un-it të Koresë së Veriut.
Takimi historik pritet të mbahet në Singapor më 12 korrik.
Moon ka dërguar në SHBA një paketë të plotë kërkesash për të arritur demilitarizimin e dy vendeve që janë ndarë pas Luftës së Dytë Botërore.
Pheniani javën e shkuar pezulloi negociatat pas manovrave ushtarake ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
Kim, për të dhënë një sinjal dialogu mbylli sitin bërthamor të Punggye-ri.
Më 25 maj pritet që ky sit të vizitohet nga ekspertë dhe gazetarë nga SHBA, Rusia, Korea e Jugut, Britania e Madhe dhe Kina. /tesheshi.com/