Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Krerët e Europës që u diskredituan nga “Panama Papers”

by Te Sheshi
08/04/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Krerët e Europës që u diskredituan nga “Panama Papers”

View of a sign outside the building where Panama-based Mossack Fonseca law firm offices are in Panama City, on April 4, 2016. A massive leak -coming from Mossack Fonseca- of 11.5 million tax documents on Sunday exposed the secret offshore dealings of aides to Russian president Vladimir Putin, world leaders and celebrities including Barcelona forward Lionel Messi. An investigation into the documents by more than 100 media groups, described as one of the largest such probes in history, revealed the hidden offshore dealings in the assets of around 140 political figures -- including 12 current or former heads of states. AFP PHOTO/ Rodrigo ARANGUA / AFP / RODRIGO ARANGUA (Photo credit should read RODRIGO ARANGUA/AFP/Getty Images)

Nga: Quentin Aries dhe Gulia Paravicini

Nuk janë vetëm Putin-i dhe presidenti i Ukrainës të prekurit nga tërmeti “Panama Papers”, por edhe figura kryesore të Bashkimit Europian. Dokumentet e rrjedhura tregojnë se si kompania panameze ka ndihmuar disa klientë VIP për të pastruar paratë dhe për të shmangur tatimet. Politikanë kryesorë europianë dhe familjet e tyre nuk u shpëtojnë hetimeve pasi kanë përdorur kompanitë offshore për të fshehur pasurinë.

Më shumë se 11 milionë dokumente të regjistruara në kompaninë Mossack Fonseca kanë sjellë në dritë botën e fshehtë të financave.

Në fakt janë pesë figura jo aq shumë të njohura europiane që janë brenda deri tani në dokumentet e fshehjes së parave.

Komisioneri i BE-së për Energjinë, Miguel Arias Cañete, dhe gruaja e tij, Micaela Domecq Solis-Beaumont, i kanë fshehur paratë e tyre në kompaninë me bazë në Panama, Rinconada Investments Group, të ngritur në vitin 2005. Gruaja e komisionerit është anëtare e familjes aristokratike Domecq, të cilët kanë interesa në blektori, vreshtari dhe pylltari.

Interesat e biznesit të Domecq Solis-Beaumont-ës, në mënyrë të veçantë mbarështimi i gjedhëve, kanë përfituar nga subvencionet bujqësore të BE-së. Burri i saj është një avokat i specializuar për fondet e BE-së, ka qenë deputet (1986-1999) dhe ministër në qeverinë spanjolle për bujqësinë, peshkimin dhe ushqimin (2000-2004).

“Deklarata e pasurisë së tij duket të jetë në përputhje me kodin e sjelljes të komisionerëve, pasi ajo përfshin të gjitha aktivitetet profesionale dhe interesat financiare të gruas së komisionerit që do të paraqesin konflikt interesi,” tha Magaritis Schinas, zëdhënësi kryesor i Komisionit.

“Sa i përket kompanisë, ajo ka qenë joaktive për disa vjet, shumë kohë para se komisioneri të marrë detyrën në nëntor të vitit 2014,” shpjegoi Schinas.

Akuzat e tilla mund të përfshijnë hetimin e OLAF-it, Zyrës së Antimashtrimit të BE-së.

Stavros Papastavrou është anëtar i partisë kryesore opozitare të Greqisë, të qendrës së djathtë, Demokracia e Re, dhe ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Antonis Samaras. Papastavrou ishte negociatori kryesor me trojkën – Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Europiane – në paketën e shpëtimit të Greqisë.

Sipas “Panama Papers”, ky zyrtar ka një depozitë bankare të padeklaruar prej rreth 6.9 milionë dollarësh amerikanë në një bankë zvicerane HSBC, me emrin Papastavrou. Vetë zyrtari mohoi se paratë ishte të tijat, por pagoi një gjobë prej 3.6 milionë dollarësh në shkurt të 2016-ës për të zgjidhur akuzat për evazion fiskal dhe pastrim parash.

Politikani grek ishte gjithashtu anëtar i disa këshillave drejtuese të fondacioneve me bazë në Panama. Ai tha se nuk ka marrë asnjë honorar për të shërbyer në borde, e se nuk ka “asnjë interes pronësie në këto subjekte”.

Por ky skandal e ka tronditur Papastavrou-n, të cilin Syriza në pushtet e ka qesëndisur si një politikan “me gamë të gjerë”, në të gjithë botën.

Konrad Mizzi është i vetmi ministër në vendet e  BE-së i përfshirë në skandal.

Menjëherë pasi u emërua ministër i Shëndetësisë dhe i Energjisë së Maltës në vitin 2013, Mizzi hapi një kompani në Panama, të quajtur Hearnville Inc. Në qershor të vitit 2015 ai krijoi një kompani në det të hapur në Zelandën e Re, e cila ishte aksionare në Hearnville. Gruaja e tij, konsullja e Maltës në Shangai, dhe dy fëmijët e tyre janë të listuar si përfitues.

“Unë nuk kam të holla në kompani dhe s’kam llogari bankare të fshehtë,” tha për mediat Mizzi.

Ian Cameron, babai i ndjerë i kryeministrit britanik, David Cameron, ka shmangur pagesën e taksave të Mbretërisë së Bashkuar.

Cameron, i cili vdiq në vitin 2010, ishte drejtor i Blairmore Holdings, një fond investimi i ngritur në vitin 1982 me qendër në Bahamas. Kompania e kishte selinë në shtëpinë stërgjyshore të familjes në Aberdeenshire, dhe arriti të fitojë miliona paundë.

Duke folur për The Guardian, zëdhënësa të kryeministrin thanë se kompania nuk ka qenë kurrë subjekt në Mbretërinë e Bashkuar.

John McDonnell, zëdhënës i financave i Partisë Laburiste, e sulmoi kryeministrin në dy postime elektronike të zjarrta. “Cameron nuk i ka dhënë fund fshehjes së taksave, e ka krijuar një goditje morale të papranueshme me ngritjen e kompanive ‘në det të hapur’.”

Një zëdhënës për zyrën e Cameron-it i deklaroi Politico-s se nuk kishte asgjë për të shtuar në këtë “histori të vjetër”.

Ndërsa trupat e vendit të tij po luftonin ushtarët rusë në një konflikt të përgjakshëm, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka ngritur një kompani në det të hapur në Ishujt e Virgjër Britanikë, me qëllim shmangien e taksave. Poroshenko e ka regjistruar kompaninë, Asset Partners Ltd, më 21 gusht 2014.

Poroshenko u zgjodh në 2014-ën me premtimet për të goditur korrupsionin.

Avellunm, një firmë ligjore e punësuar nga Poroshenko, tha në një deklaratë se kompanitë e tij jashtë Ukrainës “nuk kanë hapur llogari bankare dhe nuk kanë kryer asnjë transaksion. Për këtë arsye, akuzat e evazionit fiskal janë të pabazuara.”

Marrë nga Politico.eu – /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?
Bota & Rajoni

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!
Lindja e Mesme

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Next Post
Ceremonia e inagurimit; ja axhenda e rrokadës Thaçi-Jahjaga

Ceremonia e inagurimit; ja axhenda e rrokadës Thaçi-Jahjaga

Qytete të mëdha dhe pseudonimet e tyre të veçanta (ndoshta nuk i dini)

Qytete të mëdha dhe pseudonimet e tyre të veçanta (ndoshta nuk i dini)

Gaz lotsjellës në ceremoninë e Thaçit president

Gaz lotsjellës në ceremoninë e Thaçit president

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni