Nëse Shtetet e Bashkuara vendosoin sistemet e tyr raketore në Evropë pas anullimit të paralajmëruar të Marrëveshjes mbi armëve bërthamore – INF, Rusia do të duhet aktivizojë raketat e veta në drejtim të këtyre sistemeve – ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Ai e bëri këtë koment kur u pyet për të komentuar mbi deklaratën e djeshme të presidentit Putin në lidhje me mundësinë e një lufte bërthamore, pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshje INF.
“Çështja është se tërheqja nga marrëveshja INF potencialisht mund të çojë në vendosjen e sistemit raketor amerikan në Evropë, siç ishte gjatë Luftës së Ftohtë”, tha Peskov.
Ai shtoi se një vendosje e tillë dhe mundësia që këto sisteme të jenë të drejtuara drejt Rusisë, do çonin në një situatë në të cilën Rusia kishte për të përmirësuar arsenalin e saj raketor për të arritur barazi. /tesheshi.com/