TIMI Invest sh.a, një Institucion Mikrofinanciar me qendër në Prishtinë, i cili krediton pa kamatë, është vlerësuar së fundi me një çmimin ndërkombëtar ” Gold Star “, si institucion financiar më i miri për Menaxhim të përgjithshëm të kualitetit QC100 ne vitin 2015-të.
Çmimi i është dhënë nga organizata ndërkombëtare BID me qendër në Madrid, që ka si mision monitorimin dhe më pas vlerësimin e kualitetit të shërbimeve nga kompani të ndryshme.
Ekipi themelues i kësaj organizate (BID) është i përbërë nga ekonomistë, financierë, inxhinierë, fizikantë, matematicienë, sociologë, gazetarë etj.
Për momentin, ajo është organizata më e rëndësishme në botë për misionin që bart. /tesheshi.com/