Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit më 3 prill dhe ka rrëzuar propozimin e PD-së. Partia Socialiste kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.
Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontale. “Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Për këtë vendim mund të bëhet ankimim.”, tha përfaqësuesi i KAS.
Partia Demokratike do të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.
Kujtojmë se PD kërkonte që fleta e votimit të ishte me emra kandidatësh në formatin “portrait” ose të shkruar në mënyrë vertikale. Me vendimin që mori para dy ditësh KAS, në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të zgjedhin për të votuar kandidatin e preferuar jo me emrin e tij, por në numrin përkatës. /tesheshi.com/