Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosovë: Ja keqpërdorimet skandaloze dhe mosllogaridhënia në Komunën e Leposaviqit

by Te Sheshi
11/08/2016
in Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Kosovë: Ja keqpërdorimet skandaloze dhe mosllogaridhënia në Komunën e Leposaviqit

Nga Bashkim Kastrati

Komuna e Leposaviqit, e cila gjendet në pjesën veriore të Kosovës, nuk është duke i menaxhuar mirë paratë publike. Auditi ka gjetur parregullsi të shumta në këtë komunë gjatë punës që është bërë në vitin 2015. Ndër parregullsitë që janë gjetur janë favorizimet në tendera, dhënia e tenderave pa procedura prokurimi, nisja e punëve ende pa u nënshkruar kontrata, parregullsi në inkasimin e të hyrave vetjake, etj., si dhe raste kur menaxheri i kontratës ka qenë anëtar i vlerësimit të tenderit, pra, ia ka dhënë vetes tenderin.

Në bazë të raportit të auditit krijohet përshtypja se në këtë komunë, që ka për kryetar Dragan Jabllanoviçin, udhëheqësit bëjnë çfarë të duan me paranë publike, dhe llogaridhënia është e vogël. Duhet theksuar se qeveria e Kosovës ka dhënë qindra mijëra euro për projekte të ndryshme në këtë komunë, dhe gjatë realizimit të tyre janë gjetur parregullsi të shumta.

Në bazë të detajeve të paraqitura në këtë raport, konkluzioni i përgjithshëm i auditit është se menaxhmenti i komunës ende nuk e ka dizajnuar një sistem të plotë dhe efektiv të kontrollit të brendshëm, dhe si pasojë e mbikëqyrjes së dobët dhe joformale të sistemeve kyçe financiare janë identifikuar shumë dobësi. Ky sistem duhet të mbikëqyret në mënyrë rigoroze që të sigurohet se do të përmirësohen kontrollet aty ku ka mangësi, si dhe të vendosen masa të kontrollit aty ku është vërejtur mungesa e mbikëqyrjes.

Sipas raportit, plani i veprimit është përpiluar vetëm si një dokument formal, dhe asnjë rekomandim nuk është implementuar plotësisht.

“Kjo ka ndodhur pasi menaxhmenti nuk ka zbatuar ndonjë proces formal për të menaxhuar dhe monitoruar mënyrën e implementimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.”

Ndërkaq, dështimi në implementimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm ka rezultuar me dobësi të vazhdueshme në sistemet kryesore, me theks të veçantë në Pasqyrat Vjetore Financiare, me gabime materiale, regjistri jo i plotë i pasurisë, proces të dobët të planifikimit dhe realizimit të buxhetit, vlerë e dobët për para në praktikat e prokurimit dhe inkasim i ulët i të hyrave vetjake.

“Në Komunën e Leposaviqit ekzistojnë një numër i dobësive në fushën e qeverisjes, veçanërisht në lidhje me konsolidimin e brendshëm, menaxhimin e rrezikut dhe me cilësinë e raportimit menaxherial. Edhe lista kontrolluese e vetëvlerësimit, e cila është e domosdoshme për indikatorët e qeverisjes së mirë, gjithashtu nuk është plotësuar nga komuna. Aranzhimet tjera të cilat do ta mbështesnin zhvillimin e qeverisjes, si përgjigjja efektive ndaj rekomandimeve të auditimit dhe operimi i një sistemi i auditimit të brendshëm të cilësisë së lartë, nuk janë të vendosura,” thuhet në raport.

Edhe gjatë vitit 2015, Komuna e Leposaviqit nuk ka siguruar shërbimin e auditimit të brendshëm, dhe rrjedhimisht nuk e ka themeluar as Komitetin e Auditimit, ndonëse kjo ishte rekomanduar vazhdimisht nga auditi.

“Mungesa e rishikimeve të rregullta të auditimit të brendshëm mund të ndikojë në vazhdimin e përsëritjes së dobësive në sistemet kyçe të kontrollit të brendshëm. Për më tepër, menaxhmenti mund të mos jetë në gjendje që me kohë t’i identifikojë dobësitë e kontrolleve dhe të reagojë për eliminimin e tyre,” thuhet në raport.

Parregullsi të shumta me kontrata

Nga shqyrtimi i kontratave kornizë, auditi ka identifikuar një sërë dobësish të përbashkëta. Në veçanti, kontrollet menaxheriale nuk kanë funksionuar në mënyrë efektive.

Në të dyja kontratat publike kornizë, “Furnizimi me material ndërtimor dhe ndërtimi i shtëpive dhe objekteve të tjera të nevojshme për komunën” (3.500€ – çmimi për njësi) dhe “Ndërtimi i rrugëve në qytetin dhe fshatrat e Leposaviqit” (655€ – çmimi për njësi), janë identifikuar këto papajtueshmëri: komuna nuk kishte kryer vlerësimin paraprak të nevojave për furnizim, respektivisht punë. Komuna nuk kishte njoftuar Agjencinë Qendrore të Prokurimit për aktivitetin e prokurimit që nuk ishte planifikuar, dhe në deklaratën e disponueshmërisë së mjeteve ishin cekur vlerat e përllogaritura të kontratave (2.4 milionë, respektivisht 3 milionë euro), por në Aneksin 1 nuk ishin vendosur detajet, siç është e kërkuar.

Angazhohen kompani pa procedura prokurimi; kompanitë fillojnë punën pa nënshkruar kontratën

Ndër gjetjet është fakti se Komuna e Leposaviqit i kishte angazhuar dy kompani për mbikëqyrjen e projekteve pa procedurë prokurimi, por në bazë të vendimit të kryetarit. Çmimi i mbikëqyrjes së njërit projekt është përcaktuar në 2% të vlerës së projektit (79.000€), ndërsa tek tjetri nuk është përcaktuar ndonjë çmim paraprakisht.

“Te kontratat ‘Renovimi i kishës së sh. Petka në Uliju’, në vlerë 50.000€, dhe ‘Ndërtimi i shtëpisë sportive turistike të gjuetarëve’, në vlerë 120.000€, komuna i kishte paguar të gjitha situacionet. Ne kemi identifikuar që mungojnë raportet e pranimit teknik të punimeve, ndërsa nuk na janë ofruar ditarët e ndërtimeve për ta vërtetuar nëse punët janë kryer,” thuhet ndër të tjera në raportin e auditit.

Ndërsa te kontrata “Prokurimi i mjeteve për kanalizim dhe ujësjellës për çerdhen në Leshak”, në vlerë 8.940€, punimet kishin filluar gjashtë ditë para nënshkrimit të kontratës.

Menaxheri i kontratës ishte anëtar i komisionit për vlerësimin e tenderit!

Tek kontrata “Furnizimi i punëtorisë për punimin e veshjeve kombëtare për SHKA Kopaonik Leposaviç”, e nënshkruar më datën 27.07.2015, në vlerë 29.990€, menaxheri i kontratës ishte anëtar i komisionit për vlerësimin e tenderit. Kjo është në kundërshtim me kërkesat e prokurimit publik.

Auditi thekson se dobësitë e identifikuara tregojnë për kontrolle joefektive në lidhjen e kontratave dhe menaxhimin e tyre. Hyrja në kontrata njëburimore dhe mungesa e raporteve për kryerjen e punëve rezulton në pagesa të parregullta dhe në vlerë të ulët për paranë e shpenzuar.

“Kryetari duhet të sigurojë që të gjitha shërbimet ku kërkohet procedurë e prokurimit do të kontraktohen vetëm përmes procedurave adekuate të prokurimit. Kontrollet e mbikëqyrjes së projekteve duhet të forcohen për të siguruar që të gjitha pagesat bëhen vetëm pas konfirmimit që punët janë kryer. Kryetari duhet të sigurojë ndarje të detyrave në proceset e prokurimit për të siguruar objektivitet të plotë të vlerësimeve të tenderave. Njëkohësisht, të gjitha shpenzimet duhet të paguhen nga kategoritë adekuate ekonomike, për të parandaluar keqklasifikimin e shpenzimeve,” thuhet më tutje në raport.

Arkëtimi i të hyrave ende bëhet në para të gatshme; të hyrat nuk deponohet rregullisht në bankë

Auditimi ka gjetur se Komuna e Leposaviqit nuk ka vendosur një sistem për menaxhimin e të hyrave vetjake. Si rezultat i mungesës së këtij sistemi janë paraqitur mangësitë në vijim:

Arkëtimi i të gjitha të hyrave ende bëhet në para të gatshme, ndërsa evidencat mbahen në mënyrë manuale dhe mjaft të dobët, p.sh., disa fatura janë edhe pa numër serie. Të hyrat e arkëtuara nuk raportohen, dhe as nuk deponohen rregullisht në llogari bankare. Si pasojë e kësaj, të hyrat e arkëtuara nuk janë raportuar në Thesar. Komuna ende bën inkasimin e të hyrave duke u bazuar në një vendim nga koha e UNMIK-ut. Për më tepër, ky vendim nuk parasheh të hyrat nga tatimi në pronë, lejet e ndërtimit, shfrytëzimin e pronave publike apo burime tjera të të hyrave komunale. Nuk ekziston një ndarje e detyrave dhe përgjegjësive në procesin e inkasimit të të hyrave. Si pasojë e kësaj, pranimi i kërkesave, regjistrimi i të dhënave dhe deponimi i mjeteve në bankë, kryhen nga i njëjti person.

“Inkasimi i të hyrave në para të gatshme, mbajtja e dobët e evidencave dhe mosdeponimi i tyre me kohë në llogari të komunës, rrit rrezikun e keqpërdorimit dhe humbjes financiare për komunën. Inkasimi i të hyrave në bazë të vendimeve/rregulloreve të pa azhurnuara dhe të mangëta rezulton me humbje financiare për komunën dhe me pamundësi për financimin e projekteve kapitale nga këto burime. Mungesa e evidencave të besueshme të të hyrave mund të rezultojë me Modifikim të Opinionit të auditimit,” thuhet në raportin e auditit.

Të gjitha këto shkelje të evidentuara, tregojnë për keqpërdorime të shumta të bëra në këtë komunë, dhe në bazë të këtij raporti, prokuroria e shtetit do të duhej që të niste hetimet për zyrtarët që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe paratë e taksapaguesve. /tesheshi.com/

 

 

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Ja pse një miliard dollarë janë shumë pak për të blerë “Peppa pig”

Ja pse një miliard dollarë janë shumë pak për të blerë “Peppa pig”

Ilhan Omar është një hap larg historisë; këtë vjeshtë pritet të bëhet ligjvënësja e parë muslimane në SHBA

Ilhan Omar është një hap larg historisë; këtë vjeshtë pritet të bëhet ligjvënësja e parë muslimane në SHBA

Rritet tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës: trupat ukrainase vihen në gatishmëri luftarake

Rritet tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës: trupat ukrainase vihen në gatishmëri luftarake

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.