Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosovë: Bien shpenzimet për arsimim-edukim, rriten për restorante, duhan dhe alkool

by te Sheshi
24/06/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kosovë: Bien shpenzimet për arsimim-edukim, rriten për restorante, duhan dhe alkool

Nga Bashkim Kastrati

Qytetarët e Kosovës në vitet e fundit nuk e kanë prioritet investimin në arsimim, ndërsa vazhdojnë të rrisin shpenzimet për duhan, alkool, restorante, veshmbathje etj. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2016 është shpenzuar për ushqim (42%) dhe për banim (29%). Pasojnë shpenzimet për veshmbathje me 5% dhe me nga 4% për transport, alkool, duhan dhe për mobilje. Në anën tjetër ka rënie të investimit në arsimim. Këto janë të dhëna zyrtare dhe burojnë nga Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare, e cila është publikuar ditë më parë dhe realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Shpenzimet e lartcekura janë edhe një fakt që dëshmon pse rezultatet në fushën e arsimit janë të dobëta në Kosovë, sigurisht duke marrë parasysh këto të dhëna na bie ndërmend edhe rezultati i dobët i nxënësve vitin e kaluar në testimet e PISA-s.

Sipas të dhënave të ASK-së, në buxhetin e përgjithshëm të ekonomisë familjare në vitin 2016 alkooli dhe duhani marrin pjesë 4 përqind, apo 308 euro në vit. Në vendbanimet urbane shpenzimet për konsum të alkoolit dhe duhanit qëndrojnë konstant gjatë viteve 2014-2016. Te duhanpirësit në vitin 2016, vërehet një rënie e lehtë e konsumimit te meshkujt. Përqindje e duhanpirësve të cilët konsumojnë 11 deri 20 cigare kanë pësuar një ndryshim të vogël gjatë viteve 2015-2016 te meshkujt dhe në total.

Po sipas këtyre të dhënave, shpenzimet për arsim në vitin 2016 kanë shënuar rënie në të gjitha grupet, në vendbanimet rurale shpenzimet për arsim kanë shënuar rënie prej 40 përqind dhe në ato urbane prej 33 përqind si dhe në total prej 38 përqind.

Shpenzimet për shëndetësinë në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015, dukshëm kanë pasur rritje në total dhe në vendbanime rurale, në total 10 përqind dhe në vendbanime rurale 26 përqind, ndërsa në vendbanime urbane vërehet rënie konstante gjatë viteve 2014-2016.

Në vitin 2016 ekonomia familjare mesatarisht ka shpenzuar 343 euro për veshmbathje apo 5 përqind të buxhetit në kuadër të buxhetit të përgjithshëm. Në total gjatë viteve 2014–2016 vërehet rritje e vazhdueshme të shpenzimeve të veshmbathjeve. Në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, në vendbanime urbane ka pasur rritje rreth 21 përqind, ndërsa në ato rurale ka pasur rënie prej 1 përqind.

Në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015, shpenzimet për hotele dhe restorante kanë shënuar rritje në të gjitha grupet. Në vendbanime urbane si dhe në total vërehet rritje e vazhdueshme gjatë viteve 2014-2016. Në vendbanime rurale shpenzimet për hotele dhe restorante në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015 pothuajse nuk kanë pësuar ndryshime.

Shpenzimet për komunikim në vitin 2016 kanë qenë 220 euro dhe kanë marrë pjesë në ndarjen e buxhetit të përgjithshëm të ekonomisë familjare me 3 përqind. Gjatë viteve 2014-2016 në të gjitha grupet vërehet një rritje e këtyre shpenzimeve.

Transporti në vitin 2016 ka pasur rënie në total dhe vendbanimet urbane krahasuar me vitin 2015, rreth 3 përqind në total, rreth 7 përqind në vendbanime urbane, ndërsa në ato rurale një rritje prej 1 përqind. Pjesa e buxhetit e ndarë për transport në vitin 2016 ka qenë 4 përqind për ekonomitë familjare urbane dhe 5 përqind për ekonomitë familjare rurale.

Sipas Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare, burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare në Kosovë janë rrogat nga sektori privat dhe ai publik, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat, të cilat kanë pasur një rënie për 1%, krahasuar me vitin 2015.

Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare është një vrojtim statistikor që kryhet për të marrë të dhëna mbi shpenzimet për konsum, vetë konsum, të ardhurat e familjeve dhe kushtet bazë socio-ekonomike në të cilin familjet jetojnë. Anketa siguron gjithashtu të dhëna mbi disa tregues të rëndësishëm në lidhje me kushtet e jetesës (banimin, posedimin e pajisjeve afatgjata në familje, kushtet e ngrohjes, udhëtimet dhe/ose pushimet vjetore), si edhe të dhëna mbi karakteristikat bazë demografike, ekonomike dhe sociale të familjeve. /tesheshi.com/

Related Posts

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!
Ballkani

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Next Post
Fenomeni: 14 vjet në pushtet, BDI nuk kërkoi kurrë drejtori të kundërzbulimit maqedonas

Fenomeni: 14 vjet në pushtet, BDI nuk kërkoi kurrë drejtori të kundërzbulimit maqedonas

Skena qesharake e hajdutit, vete të vjedhë shtëpinë por përfundon jashtë saj (video)

Skena qesharake e hajdutit, vete të vjedhë shtëpinë por përfundon jashtë saj (video)

Iniesta, De Rosi dhe Pione, shpallen lojtarët “më besnikë”

Iniesta, De Rosi dhe Pione, shpallen lojtarët “më besnikë”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni