Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova mund të nxjerrë ligjin që 51% e prodhimeve në supermarkete të jenë vendore

by Te Sheshi
23/08/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Kosova mund të nxjerrë ligjin që 51% e prodhimeve në supermarkete të jenë vendore

Nga Bashkim Kastrati

Produktet vendore nuk janë aq sa duhet të pranishme në tregun e Kosovës. Kjo për shkak të importit të madh, e sidomos të importit sezonal, i cili i dëmton jashtë mase prodhuesit e Kosovës. Pavarësisht fushatave të ndryshme për promovimin e produkteve vendore, suksesi ka mbetur i vogël dhe trendi i importit nuk ka rënë, përkundrazi, është rritur pothuajse për të gjitha produktet.

Por ndoshta ekziston një mundësi për t’u dhënë hapësirë produkteve vendore, gjë që do të ndikonte në rritjen ekonomike të Kosovës dhe në rritjen e konsumit të tyre. Pas një studimi të gjatë, Rumania ka vënë në zbatim një ligj të veçantë që i detyron supermarketet të kenë 51 për qind prodhime vendore. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në Kosovë, por për përqindjen pritet të diskutohet ende.

Prodhuesit janë shprehur të gatshëm t’i shtojnë kapacitetet dhe prodhimet nëse krijohet një mundësi e tillë, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) është e gatshme që ta trajtojë këtë çështje dhe të bëhet ndryshimi i Ligjit për Tregtinë e Brendshme, ku edhe mund të futet kjo çështje.

Sipas Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ky ligj ka si qëllim primar nxitjen e ekonomisë, rritjen e kërkesës për produkte vendore, zhvillimin më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm, hapjen e vendeve të punës, qarkullimin brenda të parasë dhe përmirësimin e bilancit tregtar.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka kundërshtuar fillimisht një ide të tillë, me arsyetimin se kjo është në kundërshtim me MSA-në. Por pasi Rumania, si shtet i Bashkimit Evropian, e ka futur në zbatim, edhe Kosova mund ta bëjë një gjë të tillë pa problem.

Ekonomia e Kosovës mund të përfitojë shumë

Sipas njohësve të fushës së ekonomisë, nëse implementohet ky ligj, Kosova do të përfitonte shumë ekonomikisht, dhe do të ishte një mbështetje e madhe për produktet vendore, pasi pas një mundësie të tillë do të rritej prania e tyre në tregun e Kosovës, dhe rrjedhimisht do të rritej prodhimi.

Ibrahim Rexhepi, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, thotë se sado që mund të ketë reagime për mbyllje të tregut, për favorizim të prodhimit vendor, megjithatë këto janë të paqëndrueshme nëse kemi të bëjmë me produkte konkurrente, të cilat do të duhet të jenë më të lira se ato nga importi.

“Me një qasje të tillë, ekonomia e vendit përfiton shumë: rritet kërkesa për produkte vendore, zhvillimi është më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm, hapen vende pune, paraja qarkullon brenda, dhe përmirësohet bilanci tregtar,” thotë Rexhepi.

Ai shprehet se jo me patjetër duhet të jetë 51 shifra e përqindjes së kërkuar për prodhimet vendore në raftet e supermarketeve në Kosovë.

“Duhet analizohet mirë, të fillohet me një përqindje të arsyeshme, e cila mund të rritet më vonë,” theksoi Rexhepi.

Duhet të rregullohen disa parakushte për t’u bërë një ligj i tillë

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë, ka thënë për tesheshi.com se shumë vende kanë ligje të veçanta që i stimulojnë produktet vendore, dhe se do të ishte e mirë një iniciativë e tillë, e njëkohësisht e domosdoshme, por paraprakisht prodhuesit vendorë do të duhej të rrisnin cilësinë e prodhimeve, sidomos atyre të qumështit.

“Si vend në tranzicion, dhe nga mungesa e sundimit të ligjit, nga mosfunksionimi i gjykatave, nga mungesa e punës efikase së inspektorëve në terren, ka gjasa që çmimet të rriten dhe të jetë shumë i vështirë kontrollimi i tyre,” thotë Beqiri.

Ai thotë se çështja e cilësisë dhe e çmimeve në treg duhet të rregullohet nga institucionet përkatëse, në mënyrë që një iniciativë eventuale e tillë të mos keqpërdoret nga prodhuesit vendas për të rritur çmimet e produkteve.

“Ta zëmë, disa vite më parë kishte mungesë të furnizimit me miell. Biznesmenët kosovarë i ngritën çmimet ekstremisht, edhe pse në depot e tyre kishte sasi të mjaftueshme mielli. Pra, duhet një koordinim i të gjitha institucioneve që të implementohet një strategji e tillë,” theksoi Beqiri.

Ai thotë se, duke marrë parasysh joefikasitetin e institucioneve relevante, të inspektorateve të tregut, e sidomos mosfunksionimin e Komisionit të Konkurrencës të Kosovës, mund të ketë abuzime me këtë iniciativë. Sipas tij, këto do të duhej që të ishin parakushtet për krijimin e një ligji të tillë.

“Mendoj që shoqëria kosovare ende nuk është e përgatitur për një ligj ose projektligj që u përmend më lart,” u shpreh Beqiri.

Përndryshe, presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis, më 11 korrik të këtij viti ka nënshkruar ligjin sipas të cilit shitoret në këtë vend obligohen që të shesin më së paku 51% produkte vendore.  Kjo masë ka të bëjë vetëm me produktet ushqimore në objektet e shitjes me pakicë, të cilat gjatë një viti kanë qarkullim më shumë se 2 milionë euro. Në rast të shkeljes së ligjit nga ana e supermarketeve, dënimi do të jetë nga 100.000 deri 150.000 lejë (ose, nga 24.600 deri në 36.800 dollarë). /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor
Ekonomi

Energjia diellore, burimi kryesor për Evropën në qershor

11/07/2025
Next Post
Champions League: luhen sot e nesër ndeshjet e fundit para fazës në grupe

Champions League: luhen sot e nesër ndeshjet e fundit para fazës në grupe

Opsioni i ri i shtohet Instagramit, e keni vënë re këtë?

Opsioni i ri i shtohet Instagramit, e keni vënë re këtë?

Sarkozy deklaron se do të garojë në zgjedhjet presidenciale në Francë

Sarkozy deklaron se do të garojë në zgjedhjet presidenciale në Francë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni