Shteti i Kosovës ka ndërmarrë masa reciproke ndaj Serbisë duke kthyer prapa maune me produkte serbe.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se kthimi prapa i kamionëve është bërë pas vendimit të institucioneve të Kosovës për masa reciproke kundër Serbisë, në fushën e transportit të naftës dhe gazit.
“Vetëm dje në pikën doganore të Merdares, në kufirin me Serbinë, e kemi kthyer maunen e parë, e cila ka ardhur në Kosovë”, ka thënë Stavileci për REL.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.
Ky vendim i autoriteteve të Kosovës ka ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe të automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.
Serbia është importuesi kryesor në Kosovë. /tesheshi.com/