Ndërsa në Shqipëri akti i dorheqjes së ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço po zë vend kryesor në zhvillimet e ditës, në Kosovë gjithçka po përsillet rreth dështimit për t`u anëtarësuar në UNESCO. Dhe jo pa shkak, pasi që prej shpalljes së pavarësisë, kjo është hera e parë që Kosova dështon në një anëtarësim të pretenduar ndërkombëtar. Reagimet janë të shumta, ku veçohet së fundi dhe ai i ambasadori amerikan, Greg Delaëie, që në twitter ka shkruar:
“Vota e sotme në UNESCO ishte zhgënjyese, por 92 votat e fituara tregojnë se Kosova ka një vend të rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar”.
Sakaq, presidentja Jahjaga tha se Kosova nuk do të dekurajohet nga ky veprim, pasi sipas saj, shumica e shteteve të botës janë të bindura në kauzën e Kosovës për konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare.
Kryeministri Mustafa tha se Kosova nuk do të sprapset nga axhenda e saj euro-atlantike dhe do të bindë të gjithë se e meriton të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare.
Ndërsa kryediplomati Thaçi, mbi të cilin bie direkt barra e këtij dështimi për vetë postin që mban, tha se rruga e Kosovës është e pandalshme dhe se “do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n.” /tesheshi.com/