Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kosova humb 500 hektarë tokë bujqësore brenda një viti

by te Sheshi
01/03/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kosova humb 500 hektarë tokë bujqësore brenda një viti

Nga Bashkim Kastrati

Tokat bujqësore në Kosovë po zvogëlohen prej vitit në vit. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 500 hektarëve të tokës bujqësore në vit i ndërrohet destinimi, duke bërë që toka bujqësore pjellore të zvogëlohet nga viti në vit.

Në vitet e fundit në Kosovë është rritur numri i ndërtimeve të mëdha që përfshijnë sipërfaqe të gjëra, ndërsa më shqetësues është fakti se në të shumtën e rasteve këto ndërtime po bëhen në toka bujqësore. Sipërfaqe të mëdha të tokave të punueshme, janë betonuar duke u shndërruar në zona industriale, ndërtesa kolektive, shtëpi private, objektet hoteliere, por edhe pompa të benzinës.

Asgjësimi i tokave bujqësore duke i shndërruar ato në zona industriale, objekte afariste e komerciale dhe banesa kolektive, kryesisht është bërë rreth magjistraleve në të gjitha komunat e Kosovës.

Deri më tash më së shumti tokë bujqësore ka humbur Prishtina, Graçanica, Ferizaj, Peja, Gjilani, Vushtrria, Fushë Kosova dhe Prizreni, por edhe komuna të tjera.

Duke marrë parasysh pasojat e këtyre ndërtimeve, përfaqësues të shoqërisë civile disa herë kanë bërë thirrje për ruajtjen e tokës nga ndërtimet e pakontrolluara, pasi në të ardhmen, sipas tyre, Kosova nuk do të ketë mundësi që të sigurojë bukën dhe produktet kryesore bujqësore për nevojat e veta, duke zvogëluar tokën punuese për kokë banori.

Sipas njohësve të fushës së bujqësisë tokat janë duke u shkatërruar jashtëzakonisht shumë. E sidomos tokat e klasës së parë, dytë dhe tretë po ‘okupohen’ nga ndërtimet të ndryshme.

Sipas tyre sa i përket tokës bujqësore Kosova  përballet më katër sfida kryesore Humbjet e mëdha  të  tokës bujqësore nga ndërrimi i destinimit; Fragmentimi i tokës bujqësore në ngastra më të vogla; Ndotja industriale, degradimi, erozioni, gërryerjet e lumenjve, deponitë e kontrolluara apo te pa kontrolluara janë të vendosura në tokat bujqësore; Shfrytëzimi jo i qëndrueshëm i tokës bujqësore.

“Betonimi” i tokave pjellore me pasoja të mëdha për bujqësinë

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK) thotë se që nga paslufta Kosova ka humbur mijëra hektarë tokë bujqësore dhe se kjo dukuri po vazhdon ende.

“ne si FSBK mendojmë se rreth 700 hektarë tokë shumë pjellore bujqësore të “mbrojtura” me ligj, uzurpohen dhe ju ndërrohet destinimi duke i betonuar, duke i mbushur me zhavorr e gurë, duke ndërtuar objekte afaristë për lloj-lloj biznese që nuk kanë lidhje me prodhimtarinë bujqësore”, thotë Tahiri.

Sipas tij shumica e këtyre uzurpimeve ndodhin pa marrë leje nga institucionet përkatëse, por jo pa dijeninë e institucioneve.

“Këto uzurpime i bëjnë njerëzit e “fuqishme” të afërt me pushtetarët komunal e qeveritar, të cilëve nuk guxon kush t’ju dalë përpara, mirëpo ka edhe raste që komunat kanë lëshuar edhe leje për ndërtim në toka bujqësore të mbrojtura me ligj.

“Për ketë dukuri FSBK-ja ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që t’i ndalë këto uzurpime dhe të zbatohet ligji, por pa sukses, sepse nuk ka asnjë masë për parandalim të kësaj dukurie shumë të dëmshme për shtetin. Me ketë po zvogëlohen sipërfaqet e tokave pjellore (edhe ashtu të pamjaftueshme) për prodhimtari bujqësore për ushqim të popullatës”, thotë Tahiri.

Ai thotë se Kosova është në disfavor me tokë bujqësore karshi dendësisë se banorëve, gjë e cila nuk mundëson sigurimin e prodhimtarisë bujqësore vendore për nevojat e popullatës në Kosovë. Sipas tij, ne përditë po varemi nga sigurimi i ushqimit prej importit dhe se me ketë paraja e qytetarëve po shkon jashtë.

“Kjo dukuri vazhdon të na mbajë të varur nga importi me produkte bujqësore të dyshimta për kualitetin dhe rrezikun për shëndetin e popullatës. Mos zbatimi i ligjit në këtë dhe raste të tjera Kosovën e bën të pasigurt apo të rrezikshme për investitorët e huaj apo bashkatdhetarët nga mërgata që kanë mundësi dhe interesim për të investuar në prodhimtari bujqësore në Kosovë” theksoi Tahiri.

Kosova që nga viti 2005 ka në fuqi Ligjin për tokën bujqësore, i cili ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për shfrytëzimin, mbrojtjen dhe rregullimin e tokës bujqësore. Ky ligj parasheh edhe dënime për personat fizikë apo juridikë, të cilët ndërrojnë destinimin e tokës bujqësore apo e shfrytëzojnë atë për qëllime jobujqësore. Dënimi, sipas ligjit, parasheh një shumë prej 1.000 euro deri në 10.000 euro. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Te Napoli nuk e përtypin humbjen ndaj Juves në Kupë: i turpshëm gjykimi

Te Napoli nuk e përtypin humbjen ndaj Juves në Kupë: i turpshëm gjykimi

Rusia dhe Kina vënë veton ndaj sanksioneve për Sirinë

Rusia dhe Kina vënë veton ndaj sanksioneve për Sirinë

Studimi i thelluar tregon pse rregullimi i krevatit në mëngjes shton lumturinë

Studimi i thelluar tregon pse rregullimi i krevatit në mëngjes shton lumturinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni