Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë autorizimin për arrestimin e gjyqtares Parashqevi Ademin, pas kërkesës së Prokurorisë.
Gjykatësja Ademi dhe avokati Gjovalin Prendi u arrestuan më 11 qershor pasi u kapën në flagrancë duke marrë një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra nga një qytetar, për një çështje civile.
Gjyqtarja u akuzua në ambientet e Gjykatës së Lezhës. Policia e Shtetit bëri me dije se Parashqevi Ademi, 55 vjeçe, banuese në Shëngjin-Lezhë, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, u arrestua për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”./tesheshi.com/