Në Kinë, 908 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, me afro 40,000 të infektuar, sipas shifrave të lëshuara nga autoritetet kineze të hënën, raporton AFP.
97 njerëz vdiqën të dielën, 91 prej të cilëve në provincën Hubei, kryeqyteti i të cilit, Wuhan-i, është në qendër të epidemisë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar numrin e vdekjeve nga SARS, një sindrom i rëndë akut i frymëmarrjes, nga i cili ndërruan jetë 774 njerëz në të gjithë botën që ng viti 2002 e deri në 2003. /tesheshi.com/