Koreja e Jugut nisi një stërvitje dy-ditore në ishujt Dokdo në Detit të Lindjes, e cila simulon mbrojtjen e këtyre ishujve nga Japonia, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes në Seul.
Por ndërkohë ka reaguar Tokio zyrtare, pasi Japonia ka shpallur sovranitetin mbi këto ishuj. Ajo i ka quajtur si “të papranueshme” këto manovra ushtarake.
Stërvitjet dy-ditore do të përfshijnë një shkatërrues me peshë 3,200 ton dhe pesë anije luftarake, si dhe shtatë transportues avionësh dhe njësi mbrojtëse nga kontinenti.
Ishujt Dokdo i përkisnin Koresë për një kohë të gjatë, megjithatë, Japonia shpalli sovranitetin mbi ta, duke iu referuar periudhës perandorake. /tesheshi.com/