Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Korça: qyteti me qendër administrative më të avancuar se kohët e sotme

by te Sheshi
20/02/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Korça: qyteti me qendër administrative më të avancuar se kohët e sotme
5
SHARES

Nga Vepror Hasani

Qyteti i Korçës kishte tri qendra të rëndësishme: “Lagjen e Xhamisë”, “Lagjen e Lumit” dhe “Tregun”.  (Për tregun nuk do të flasim; madhështia e pazarit të Korçës është e njohur). Te “Lagjja e  Xhamisë”, ose siç u quajt më vonë “Sahati”, jetonin pasardhësit e themeluesit të qytetit të Korçës, Iljaz bej Mirahori. E thënë ndryshe, ajo ishte lagjja e Mirahorëve. Shtëpitë ishin dykatëshe, të bukura, me veranda, kopështe, lule, kangjella e rrugë të shtruara me kalldrëm. Banesat ishin krejt të bardha, pastërtia binte në sy me vështrimin e parë. Udhëtarja angleze Edit Durham mbeti e mrekulluar nga njohja me qytetin. Korça, shkroi ajo pas vizitës së saj në vitin 1904, është “…qyteti më i pastër që kam parë në Perandorinë Turke…”.

“Përreth xhamisë ishin vendosur trashëgimtarët e Iljaz bej Mirahorit, mytevelinjtë (kujdestarët) që ai la”. (Pirro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, f. 46)

Kurse në “Lagjjen e Lumit” jetonte një pjesë e intelektualëve të qytetit; njerëz të studiuar në vende të ndryshme të botës dhe të pasur. Shtëpitë e tyre ishin po aq të bukura e të mëdha sa ato të Mirahorëve dhe të Tregut. “Lagjja e Lumit” u bë qendra administrative e Korçës, më moderne se në kohët e sotme. Aty gjendej Prefektura, Financa, Dogana, Gjykata, Postë-telegrafi, Shtypshkronja, Xhandarmëria, shtëpia e oficerëve e ndërtesa të tjera qeveritare. Noterët dhe avokatët kishin zyrat e tyre. Ambiente për shfaqje artistësh, muzikantësh dhe prestigjiatorësh nuk mungonin. Shrëbimet shtetërore ofroheshin në një vend të vetëm. (Ndoshta asnjë qytet tjetër nuk e ka patur një qendër të tillë administrative dhe kulturore). “Lagjja e Lumit” u projektua nga vetë Mirahorët për të qenë e tillë.

Të jetoje në këtë lagje, ishte (si të thuash), privilegj. Ishte një lagje e dashur dhe e adhuruar prej njerëzve. Aty gjendej edhe një kompeks i madh tregtar me dyqane të shumta, hotele, kafene, restorante, librari dhe barnatore. Sipas Thimi Mitkos barnatorja funksiononte që nga viti 1892, ndërsa sipas Nuçi Naçit, qyteti kishte mjekë që nga shekulli XIX. “Lagjja e Lumit” kishte dhe nje kazino. Gjithçka në këtë lagje ka mbetur e paharruar. Qendra administrative mori formën e saj të plotë gjatë viteve 1870 e në vijim.

Nga ndërtesat e dikurshme të kësaj lagjeje nuk ka mbetur asgjë. Diktatura i shembi të gjitha. Njerëzit duhej ta harronin përgjithmonë lavdinë e qytetit të tyre. Ata që do të vinin më pas nuk duhej të gjenin një Korçë që shkëlqente. Por qyteti nuk u harrua. Edhe sot e kësaj dite kujtoheet me nostalgji e kaluara e tij. Ndoshta nuk do ta dinim kurrë si kishte qenë Korça, por fatmirësisht ekzistojnë kronika e përshkrime që flasin për ato kohëra.

Prefektura ishte një nga ndërtesat e para që krijuan qendrën administrative të qytetit. Godina e saj dykatshe u vendos buzë lumit më 1871. (Korça u bë prfekturë më 1870, kishte në varësi nënprefekturën e Kosturit, të Bilishtit dhe të Kolonjës). Në godinën Prefekturës kishin zyrat Financa dhe Dogana. (Kjo ndërtesë u dogj gjatë pushtimit grek, bashkë me dokumentacionin). Pranë Prefekturës, në vitin 1871, u ngrit Postë-telegrafi, një ndërtesë e lartë dykatëshe prej guri. Për vite me radhë u drejtua nga Mehmet Ali Dibra

Prefektura, ndërtesa e re e së cilës u ndërtua më 1871, ndodhej në “Lagjen e Lumit”, Postë-telegrafi u ndërtua më 1871 pranë Prefekturës. (Pirro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, f. 145).

Vite me vonë, më 1892 ndërtesa e Postë-telegrafit u shemb. Nuk i dimë arsyet pse ndodhi kështu. Në vend të saj u ndërtua një godinë njëkatëshe. Një përshkrim i vitit 1923 jep këtë informacion:

 “… Kjo godinë e ngushtë (pra e postë-telegrafit), por e hijshme në faqe gjendet në Famuli Lumë, (kupto: gjendet në faqe të lagjes Lumë), është një godinë qeveritare e mbetur nga ditët e sundimit turk për kujtim. Më parë se të bëhet ndërtimi që shohim sot, gjithë në këtë vent ka qenë një godinë me dy kate, e cila u çkatërua dhe ra. Qeveria turke ngrehu ndërtimin e sotëm më 1892. Ndërtimi i parë ishte ngrehur më 1871…”. (Ilia Ballauri, “Korca, encyclopedica”, nr. 6, f., 109).
Në një përshkrim tjetër për Postë-telegrafin thuhet:

 “Zyrat e Telegrafit dhe Posta ishin në Korçë institucion i ngritur në vitin 1871. Në fund të shekullit XIX në Korçë vinte dhe nisej posta në drejtim të Manastirit, të Janinës, të Kosturit dhe Starovës…” (Kole Gjinaj, “Historia e filatelisë shqiptare”)

Në vitin 1879 u ndërtua gjykata, një godinë dykatshe prej guri. Natyrisht, nuk do të mungonte as burgu. Ndërtesa e tij dykatëshe, gjithashtu prej guri, u ndërtua në hyrje të pazarit nga ana e lumit në vitin 1894. Pranë burgut ndodhej edhe  Posta e Policisë, (xhandarmaria).

Edhe barnatoren e gjemë të përmendur sërish në vitin 1909 si pronë të “Diturisë Shqip”, të Orhan Pojanit:

“Barnatorja e klubit të Diturisë është nën drejtimin të zotit Besim Gjirokastra”.

(“Lidhja ortodokse”, e hënë 17 gusht 1909) 

Kurse shtypshkronja u ndërtua në vitin 1909:

‘Shtypshkronja e Korçës u pasurua me çdo lloj shkronja. Që sot pra, marrim përsipër të bëjmë çdo porosi që na jepet në çdo gjuhë që të jetë shkrojtur. Shtypim zëdhënie, kart-vizita, pliko dhe kartë tregtije me çdo firmë, polca, fletë shqip dhe të përkohshme, libra,  ftime (ftesa) për dasmë dhe çdo gjë tjetër që të na jepet. Provoni të gjithë shkronjat tona, të rejat. Punojmë me çmime të njerëzijta. Në qoftë se e provoni njëherë punën tonë, jemi të siguruar (të sigurtë) se do të na nderoni përhera me porositë e z. suaj Mahmud Pojani’ (Gazeta “Korça”, e enjte 22 vjesht e II-të 1909)

Të gjitha këto i gjeje te qendra administrative e Korçës. Sipas Rustem Myteveliut, pasardhës i Mirahorëve, ashtu si çdo lagje e qytetit të Korçës edhe “Lagjja e Lumit” pati shkollën për fëmijët e saj, (iptidije) të ndërtuar në vitin 1880 me financim të qeverisë turke. Ishte një ndërtesë mjaft e bukur. Në këtë shkollë mësonin 120-150 nxenës. Te Xhamia e Madhe gjendej shkolla për vajza dhe djem (ruzhdije), ndërsa te Xhamia së Vogël që nga viti 1890 funksiononte gjimnazi (idadie). Fëmijët myslimanë të Korçës, djem dhe vajza, patën fatin të kishin shkollë që nga viti 1496, e para dhe e vetmja shkollë në Shqipëri në ato kohë.

Në këtë periudhe qyteti kishte 5 faltore: Xhaminë e Madhe, më e vjetera e qytetit, ndërtuar më 1486; Xhaminë e Vogël, të ndërtua në vitin 1886 me kontributin e myslimanëve; teqenë e Tarikatit Halveti, pranë Xhamisë se Madhe që administrohej nga Baba Shehu i Tiranës, dhe Teqenë e Tarikatit Rufaji, pranë tregut të Korçës.

 Të veçanta ishin edhe shtëpitë e banorëve që jetonin në lagjen – qendër administrative, ashtu sikurse edhe të banorve që jetonin në “Lagjen e Xhamisë” dhe Lagjen e Tregut” Ato ishin të mëdha me shumë ambiente. Duke qenë të tilla, gjatë viteve 1920-‘30, u përdoren për konvikte dhe institicione shtetërore. Ja disa shembuj:

  1. Shtëpia e Lutfi Mehmetit u përdor nga  Këshilli i Qeverisë së Krahinës Autonome.

(Petro “Harizi historia kronografike e Korçës”, f 181.)

  1. Shtëpia e Ali Qytezës u shfrytëzuan  për zyrat e komanisë “Trikotazhi” të Nazima Ypit.

( “Gazeta e Korçës”, e mërkurë 28 korrik 1926

  1. Shtëpia e Mehmet Panariti u shndërrua në spital

(“Zëri i Korçës”, e martë 5 tetor 1926)

  1. Shtëpia e Xhafer Luarasi dhe Lutfi Zvalani shërbyen si konvikte të liceut të Korçës
    (“Gazeta e Korçës”, e shtunë, 6 nëntor 1937)

Të gjitha këto u ndërtuan nga Mirahorët dhe myslimanët: Mirahori ishte qeveritari i parë i Korçës. Pas vdekjes së tij qeveritarë të Korçës u bënë pasardhësit e tij:

 Nuçi Naçi te libri i tij  “Korça dhe fshatrat përqark”, botuar në vitin 1901, shkruan:

“Ardhi në Korçë Ilias-Beu më 1484, bëri xhamin e madhe si dhe teqen’ e tarikut Synbyli që janë edhe sot; në këto vjete duket t’ish mjaft plak nga mosha. Me gjithë begatitë e me gjithë pleqërinë nukë rinj pa punë. Së pari qeveriste vëndin, se ish i urdhëruar qeveritar nga Sulltani… Pas vdekjes’ së tij, qeveritarët e vëndit tënë vireshin nga fis’i ti. Si u-mplak duket që punët’ e qeverisë ia la të birit, Mehmet beut…  Nga fis’ i tij, për shumë vjet pas vdekjes’ së Koxha Mir’ahorit, vireshin qeveritarë e vëndit tënë…”.

Më 1879, Korça u bë bashki, por kjo ndërtesë nuk u bë pjesë e kompleksit të godinave qeveritare ku gjendej Prefektura, Financa, Dogana, Gjykata, Postë-telegrafi, Xhandarmëria, noterët, avokatët, dhe korpusi tregtar. Godina e Bashkisë u ndërtua përballë me kishën e Shën Gjergjit, pranë saj.

Kishte ardhur koha që edhe fshati Peskëpi, ose siç quhej ndryshe “Varoshi” ku banonin ortodoksët, t’i bashkohej qytetit të Korçës, i cili ishte dhe mbeti një magji. /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu merret në pyetja nga prokurori në spital

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu merret në pyetja nga prokurori në spital

Qeveria e Kosovës: Jo linçimit të ambasadorit amerikan

Qeveria e Kosovës: Jo linçimit të ambasadorit amerikan

Qeveria e Podgoricës shmang vendbanimet shqiptare nga Autostrada e Kaltër

Qeveria e Podgoricës shmang vendbanimet shqiptare nga Autostrada e Kaltër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni