“Është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme, pasi ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave, pasi kjo është një kohë ku realisht çdo sekondë vlen dhe ne nuk po lëmë minuta pa shfrytëzuar.
Kjo është pak po e sigurt, nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës që duan me çdo kusht, të marrin peng të ardhmen e të na ndalin në këtë proces, i kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë kryeministrin”, tha Rama.
Nga ana tjetër, avokati i kontrollorëve që kanë lënë punën tha se “rreth 24 punëtorët e trafikut ajrorë, janë shoqëruar, një pjesë janë marrë në ambientet e Albcontrol një pjesë në polici”.
“Katër sapo kanë dalë, ndodhen në kushte të shoqërimit, kanë dhënë shpjegime në lidhje me situatën. Shpërdorimi i detyrës është vepër i administratës, në këtë rast se di cili është arsyetimi i Porokurorisë. Albcontrol është sh,a.a i pavarur nga shteti, nuk shoh asnjë funksion publik mbi të cilin ngrihet kjo akuzë”, tha avokati. /tesheshi.com/