Për shkak të efekteve të epidemisë së koronavirusit në Belgjikë, vdekshmëria në prill në këtë vend iu afrua nivelit tw periudhës së Luftës së Dytë Botërore, nga 1940-1945, tregon një studim nga Universiteti belg.
Sipas të dhënave të përkohshme, 14.790 njerëz vdiqën në Belgjikë në prill, shumë mbi mesataren e muajit prill të 9,000 vdekjeve, tha Universiteti Flaman i Lirë (VUB) në Bruksel.
“Vdekshmëria në Belgjikë është rritur në mënyrë të pazakontë në nivele të pashembullta, veçanërisht midis 1 dhe 12 prillit, ndërsa 639 njerëz kanë vdekur në vetëm një ditë, 10 prill”, thuhet në studimin e VUB.
Shkencëtarët kanë llogaritur që shkalla e vdekjes në prill të vitit 2020 ishte vetëm katër përqind më e ulët se niveli i vdekjes në prill 1941, gjatë okupimit nazist të Belgjikës. “Prilli 2020 ishte muaji më vdekjeprurës që nga Lufta e Dytë Botërore, si në numër absolut ashtu edhe në aspektin e popullsisë,” shton studimi.
Vdekshmëria në rritje nga 10 marsi mund t’i atribuohet pothuajse tërësisht koronavirusit
Vdekshmëria e rritur në prill është përgjithësisht më e ulët se në janar, shkurt dhe mars, tre muajt e dimrit kur gripi zakonisht godet, por koronavirusi ka krijuar një “urgjencë” që vazhdoi në prill, shpjegon Patrick Deboosere, një nga autorët e studimit.
Vdekja e rritur nga 10 marsi mund t’i atribuohet pothuajse tërësisht COVID, beson Deboosere.
Në të njëjtën kohë, siç tregoi studimi, vdekshmëria tek të rinjtë e moshës 15-25 vjeç ra në mënyrë të konsiderueshme sepse numri i aksidenteve në trafik ra për shkak të masave karantinë.
Në Belgjikë, një vend me 11.5 milion banorë, 9080 njerëz kanë vdekur nga virusi SARS-CoV-2 deri më tani, dhe numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit është rritur në 55.559.
Shkalla e vdekshmërisë prej 783.5 njerëzve për milion banorë është më e lartë në Belgjikë sesa në Spanjë (591). Belgjika është e para në shkallë sa i përket vdekjeve për milion banorë, e ndjekur nga Spanja, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Hollanda, Irlanda, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra. /tesheshi.com/