Njeriu që ka shërbyer si kryeministër i Izraelit më gjatë, e që vijon ta ushtrojë këtë detyrë, është Benjamin Netanjahu, konstaton BBC.
Netanjahu po e mban këtë post më shumë se vetë themeluesi i Izraelit, David Ben Gurion, i cili ishte dhe kryeministri i parë i shteit hebre, themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me një investim të fuqishëm perëndimor, e sidomos britanik. Kryeministri Netanjahu tashmë është në këtë detyrë 4,876 ditë.
BBC rikujtoi se ai fitoi mandatin e pestë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. Për herë të parë, Netanjahu u bë kryeministër në vitin 1996. Deri në moshën 46-vjeçare, ai ishte dhe udhëheqësi më i ri i qeverisë.
Sipas BBC, Netanjahu pseudonimi i të cilit është “Bibi”, është shumë i popullarizuar në mesin e mbështetësve të tij. Ndërsa kritikët e shohin atë si një politikan antidemokratik. /tesheshi.com/