Kongo dëboi ambasadorin e Bashkimit Evropian pasi Brukseli përsëri ka imponuar sanksione ndaj zyrtarëve qeveritarë, duke përfshirë kandidatin presidencial në pushtet.
Ministri kongolez i Punëve të Jashtme, Leonard Ajo Okitundu njoftoi në një konferencë shtypi të enjten vonë se ambasadori Bart Ouvry ka 48 orë për të dalë nga vendi.
Ky veprim vjen në një kohë të tensionit në rritje në vend përpara zgjedhjeve të së dielës, që një pjesë e opozitës pretendon se janë vendosur në favor të partisë në pushtet.
BE ka njoftuar rivendosjen e sanksioneve më parë këtë muaj për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe një nga sanksionet ka të bëjë gjithashtu me Emmanuel Ramazani Shadary, një kandidat i partisë në pushtet dhe aleat i vjetër i presidentit aktual Joseph Kabila.
Përveç Shadarit, 13 zyrtarë të tjerë kongolezë u renditën në listën e sanksioneve.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e pronës dhe ndalimin e hyrjes në BE.
Në garën presidenciale, Shadari është duke konkurruar me dy kandidatë të opozitës kontestuese, Felix Tshisekedi dhe Martin Fayulu.
Të dielën do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Kongo, të cilat u shtynë tri herë. /tesheshi.com/