Gruaja në krye të diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka, përcolli mesazhin e një Shqipërie, në kuptimin zyrtar, që është krah SHBA dhe në axhendën e diskutueshme LGBT.
Ajo mori pjesë në eventin ministror të grupit bërthamë LGBTI të Kombeve të Bashkuara “E drejta për të qenë unë”, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Aty, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria qëndron për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të komunitetit LGBTI (Lesbike, Gej, Biseksual, Transgjinor dhe Interseksual) në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale.
Ajo tha se “Shqipëria mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për ta çuar përpara këtë axhendë si çështje prioritare edhe në Kombet e Bashkuara”.
Pra, duke përdorur dhe ajo termin “axhendë”, konfirmon atë që përflitet, se homoseksualizmi është një axhendë imponuese e jo antidiskrimunese. /tesheshi.com/