Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Koncert operistik në Gramsh?! Po! Falë Armaldo Kllogjerit, të ikur nga TOB për shkak të Ilir Kernit

Nga Bardha Nergjoni  

11140327_10153184658069193_7068972206617757889_n

Thjeshtësia është tipar i tij dhe të gjithë ata që e njohin, e kanë përjetuar këtë virtyt tek personaliteti i Armaldo Kllogjerit. Asgjë nuk është rastësore në jetën e tenorit të famshëm shqiptar. I vlerësuar mjaft në dhjetra interpretime si brenda dhe jashtë vendit, si zë i dashur për publikun, rikthehet në një formë të veçantë që pak artistë të mëdhenj e kanë bërë në karrierën e tyre. Ka zgjedhur një ditë të shënuar të qytetit të tij të lindjes, Gramshit, për një koncert në shesh.

Është i pari i këtij lloji për vetë Armaldo Kllogjerin, por ai donte t’ia dhuronte këtë bashkëqytetarëve të tij, siç preferon t’i quajë gramshiotët, edhe pse jeton në kryeqytet. Pas një periudhe shkëputjeje, ai nis një tur koncertesh duke u ndalur fillimisht në vendlindje. “Ishte koha dhe vendi i duhur”, thotë ndërsa emocionet e fëmijërisë i përshkruan si të pandërrueshme me asgjë.

E ka ndjerë mbështetjen e këtyre njerëzve dhe shprehet me shumë mirënjohje se të gjithë kanë vënë një gur në karrierën e tij. Ndryshe nga shumë artistë të mëdhenj shqiptarë, ai vendosi të qëndrojë në vendin e tij, por me luhatjet e mosvlerësimit, shpesh dyshon në zgjedhjen që ka bërë. Është baba i një vajze dhe në jetën e tij prej artisti me një zë të rrallë, është i detyruar të sakrifikojë nga përditshmëria dhe e zakonshmja. E megjithatë, Armaldo mbetet tenori që edhe me dashurinë e tij për njerëzit thyen çdo paragjykim për artistët dhe  transformimin e tyre nga suksesi.

Në një intervistë për tesheshi.com, Armaldo Kllogjeri vjen me rrëfime të sinqerta dhe domethënëse për jetën dhe karrierën e tij prej tenori.

Ju jeni duke u përgatitur për një koncert në shesh në vendlindjen tuaj, Gramshin. Ka një arsye specifike pse vjen ky koncert pikërisht në këtë kohë?

Sigurisht që arsyeja që unë rikthehem në qytetin tim për të dhënë një koncert është detyrimi moral për vendin ku u linda dhe u rrita. Nuk kam bërë asnjëherë koncert të këtyre përmasave dhe vjen për një motiv shumë kuptimplotë. Ai publik më ka ndjekur kudo, nëpërmjet televizorit, youtube, rrjete sociale dhe ka ardhur koha të jem përballë bashkëqytetarëve të mi. Unë e kam ndjerë këtë mbështetje. Mendimi për tu kthyer në qytetin tim, ka kohë që më vjen në mendje, vetëm koha e lirë ka munguar.

Çfarë kujtimesh keni nga ky qytet?  Ka persona të cilët kanë kontribuar qysh në rininë tuaj për t’u bërë ky që jeni sot?

Janë të shumta kujtimet që kam nga vendlindja dhe vështirë se mund t’i ndaj. Sigurisht që kujtimet më të bukura vijnë nga fëmijëria. Fëmijëria është periudha që të shijon kur i ke bërë gjërat pa menduar, ashtu si të vijnë. Suporti më i madh që kam pasur janë disa persona, në veçanti doja të përmenda një grup shokësh me të cilët kemi mbaruar shkollën bashkë si: Dritan Lumshi, Arjan Brahimi, Alban Llalla, etj. Unë hodha hapat e para drejt të kënduarit në këtë qytet dhe më pas çdo person që më ka inkurajuar, më ka mbështetur,  ka vënë një gurë në ngritjen e karrierës sime i jam mirënjohës pafund. Pa dyshim që ka qenë edhe familja ime që nuk më ka devijuar  asnjëherë nga dëshira dhe pasioni që kam pasur për të kënduarin.

E keni ndjerë paragjykimin e faktit se vini nga një qytet i vogël si Gramshi?

Sigurisht që ka ekzistuar por është një paragjykim që mua nuk më ka bërë përshtypje. Është edhe mentaliteti i tillë pasi në çdo vend europian nuk të pyet njeri nga vjen por çfarë je i aftë të bësh. Unë jam krenar që jam nga ai vend sepse gjithësecili duhet të jetë krenar për rrënjët e tij.

135988_4499828945809_1192072771_o

Ka një lidhje mes talentit dhe genit? A ka pasur dhe ka këngëtarë në familjen tuaj?

Në fis dhe të afërmit e mi kanë kënduar. Ishin të parët në festat tradicionale duke kënduar këngët popullore të zonës. Xhaxhai këndonte shumë bukur. Mendoj se ka një lloj geni edhe të kënduarit.

Keni një emër jo të zakonshëm. Ka një histori?

Babai më ka treguar se ka lidhje me futbollistë brazilianë. Në atë kohë ishin futbollistë të njohur si Armando Maradona dhe një futbollist me emrin Amarildo. Babai kishte menduar një emër të ndërmjetëm duke ma vënë Armaldo. Gjithësesi do të filloj të kërkoj në internet mos ka ndonjë domethënie tjetër(qesh).

Patët një periudhë shkëputjeje nga TOB dhe nga jeta artistike. Pse erdhi kjo fazë në karrierën tuaj?

Shkëputja nga TOB erdhi si pasojë e kontradiktave që kam pasur me ish-drejtorin, Ilir Kerni. Sigurisht aktivitete kam bërë por jo të përmasave të operës. Kam bërë disa koncerte brenda dhe jashtë.

176116_195134853854542_2381609_o

Kanë kaluar gati 10 vjet nga ngjitja në skenën e TOB. çfarë do të veçonit si më të bukurat ngjarje të këtyre 10 viteve karrierë?

Kujtimi më i bukur është dita e parë që kam kënduar në teatrin e operas dhe baletit. Shfaqja “Rigoletto” sepse ka qenë ëndrra më e bukur e çdo artisti që prek një skenë në rolin e parë. Emocioni i dytë  që do të veçoja është prekja e një skene të huaj.

Po zhgënjime keni pasur këto 10 vite?

Zhgënjimi im por besoj edhe të shumë kolegëve është mënyra e trajtimit të artisti nga institucionet këtu në Shqipëri. Këtu ka dy anë që duhen parë. Nga një anë është faji i vetë artistit por edhe i politikës që ndërhynë në marrëdhëniet me artistit.  Duke qenë se një artist ngre një karrierë që lë mbrapa shumë gjëra pa realizuar në jetë dhe nuk merr vlerësimin e merituar nga vetë institucioni, atëherë këtë mund ta quaj zhgënjim.  Nuk ka vlerësim të drejtë të artistët. Dhe kur nuk bëhet, atëherë dalim në shprehjen që “artisti nuk vlerësohet në Shqipëri”.

Kanë qenë të shumtë të talentuarit që u larguan nga Shqipëria, pse vendosët të qëndroni?

Ma kanë bërë këtë pyetje edhe të tjerë dhe përgjigja ime është po e njëjtë. Kam dashur të qëndroj në Shqipëri dhe jo të lëviz. Këtu kam të afërmit, miqtë, kam ndërtuar familjen.

Një arsye që mund ta veçoj, është se në kohën kur Zhani Ciko ishte drejtor, nuk u largova pasi ai krijoi kushtet që unë të performoja dhe jashtë vendit dhe nuk e ndjeva të nevojshme të largohem, duke vazhduar njëkohësisht karrierën time në dy kafe. Tani që nuk jam i punësuar në Shqipëri akoma jam në mëdyshje në duhet të rri akoma apo duhet të iki.

Me largimin e drejtorit me të cilin patët një mosmarrëveshje, keni menduar të riktheheni në TOB?

Unë gjithmonë e kam dashur atë teatër dhe do ta dua. Aty u rrita, njoha hapat e para, njoha fuqinë e skenës dhe të publikut. Do të bëj të gjitha përpjekjet e mia për t’u kthyer në atë institucion. Nuk di në do kem një mbështetje dhe bashkëpunim.

Ika nga ai institucion sepse nuk më trajtuan mirë, nuk gjetëm një frymë bashkëpunimi që investimi që unë kisha bërë ndër vite të vazhdonte.

Si fillon e mbaron dita juaj?

Dita ime nis me një impenjim total për zërin. Duhet pasur kujdes kur pëson një ulje apo ngritje. Kur kalon periudha të vështira atëherë duhet të nxjerrësh mësime. Duhet pasur kujdes duke filluar nga ushqimi, të folurit, pijet. Unë nuk mund të abuzoj me veten time në drejtime të ndryshme siç do të bënte një njeri i zakonshëm. Janë disa rregulla strikte dhe është profesioni që të imponon nëse do të jesh në formën më të mirë. Pra jeta ime nuk ka lidhje me të zakonshmen. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts