Selia e NASA-s në Uashington do të riemërtohet për nder të inxhinieres së saj të parë afro-amerikane, Mary Jackson, tha drejtori i Agjencisë Hapësinore të SHBA.
“Mary W. Jackson është një nga gratë jashtëzakonisht të rëndësishme që NASA ka realizuar me sukses dërgimin e astronautëve amerikanë në hapësirë”, tha Jim Brindenstine në një deklaratë.
Në vitin 1958, Mary Jackson ishte inxhinierja e parë afro-amerikane me profil aeronautik në agjencinë hapësinore. Ajo ka botuar një numër studimesh, veçanërisht në fluturimet supersonike.
Kreu i agjencisë hapësinore premtoi se ai do të vazhdojë të nxjerrë në pah arritjet e grave afrio-amerikane dhe anëtarëve të të gjitha grupeve që “i mundësuan NASA-s të shkruante një faqe të kërkimit të suksesshëm”.
Kompanitë dhe institucionet amerikane kanë filluar të reflektojnë për vendin e komunitetit afro-amerikan në shoqëri, kjo pas protestave të mëdha që po trondisin vendin. /tesheshi.com/