Një kompani në Japoni u ka dhënë punonjësve një arsye të re për të lënë duhanin pasi u ka ofruar jo duhanpirësve 6 ditë pushimi shtesë në vit.
Kompania Piala me qendër në Tokio ka për qëllim të kompensojë jo-duhanpirësit. Këta të fundit janë ankuar se duhanpirësit marrin pauza të shumta gjatë orarit të punës për të pirë duhan, ndërsa vetë ata bëjnë pauza më të shkurtra.
Drejtori për planifikim i korporatës, Hirotaka Matsushima tha se rreth 2/3 e punonjësve të kompanisë nuk pinë duhan dhe se kjo skemë ka për qëllim ti kompensojë për shkak të pushimit të duhanit të marrë nga kolegët e tyre.
Në përgjithësi, pirja e duhanit është mjaft e përhapur në Japoni me pothuajse 20% e popullsinë mbi moshën 20 vjeç është konsumuese e duhanit./tesheshi.com/