Ka mbërritur në Francë delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit së bashku me trajnerët dhe futbollistët.
Delegacioni kuqezi i cili u nis sot nga Bergamo, ndërsa zbriti në aeroportin e qytetit të Lannion në orën 13.24 minuta për t’u akomoduar në vendin ku do të jetë shtëpia e kombëtares shqiptare gjatë kompeticionit.
Pas zbritjes nga avioni, futbollistët kanë hipur në autobusin e tyre, për tek hoteli i rezervuar. Ndeshjen e parë Shqipëria do ta luajë më 11 qershor, ku do të përballet me Zvicrën, ndërsa pjesë e grupit janë edhe Franca dhe Rumania. /tesheshi.com/