Dizajnuesi i famshëm Guiseppe Zanotti, ka kujtuar ditëlindjen e 60-të të Michael Jackson, duke dizajnuar një koleksion këpucësh të frymëzuara nga këngëtari i njohur.
Modelet u prezantuan në një mbrëmje plot shkëlqim të ditëlindjes në nder të Mbretit të Popit në Los Anxhelos.
Ajo që është interesante është se ato u prezantuan nga fëmijët e Michael, Paris dhe Prince r.
Këpucët janë të disponueshme në të bardhë, të zezë dhe argjend dhe janë zbukuruar me mbishkrimin TRIBUTE nga kristali Swarovski, ndërsa emri i Michael është gdhendur në një vend. Ky është një koleksion i kufizuar dhe çmimi i një modeli është 1,295 dollarë. /tesheshi.com/