Është bërë e zakonshme që futbollistët pas ndeshjes të shkëmbejnë fanellat me njëri tjetrin. Disa prej tyre tashmë kanë mbushur repertuarin e tyre me fanella të ndryshme duke krijuar një koleksion të mrekullueshëm të ndërresave. Njëri prej tyre është futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique.
Reprezentuesi spanjoll ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku shihen fanellat e shumë prej futbollistëve të njohur. Aty nuk mungojnë as ato të futbollistëve të Real Madridit, rivalit të përjetshëm të Barcelonës.
Fanellat e Raul dhe Van Nisterloy me emblemën e Real Madridin janë tashmë të vendosur në sirtarin e Piques. /tesheshi.com/