Një Boeing 737 Ukraine International Airlines u rrëzua për shkak të një defekti teknik pasi u nis nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” me 180 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Të gjitha shërbimet e mundshme të shpëtimit u drejtuan në vendin e aksidentit, midis qyteteve Paranda dhe Shahiara, raportoi CNN.
Fotografitë e para treguan tmerrin e vërtetë në vendin e rrëzimit.
Pasi televizioni iranian tha që nuk kishte të mbijetuar, edhe Ukraina gjithashtu i tha Reuters-it që nuk kishte të mbijetuar.
Në orën 5.15 të mëngjesit me kohën lokale, aeroplani ishte planifikuar të nisej nga Teherani për në Kiev, por koha e nisjes u vonua me një orë.
Vetëm disa orë para rrëzimit të aeroplanit, një shi raketash iraniane u drejtua ndaj bazave amerikane në Irak.
Sidoqoftë, thuhet se përplasja e avionit nuk ka lidhje me sulmin ajror iranian. /tesheshi.com/