Veç dërgimit në Tiranë të Sekretarit të Shtetit James Baker në vitin 1991, i ndjeri do të mbahet mend dhe për pritjen që i bëri kreut të PD-së Sali Berisha një vit më vonë, në Shtëpinë e Bardhë.
Një video që tregon për vizitën historike, e cila u përkthye si mbështetje e fuqishme e SHBA për Partinë Demokratike, është publikuar së fundi si kujtesë për rolin e tij në rrëzimin e komunizmit. /tesheshi.com/