Paraqitjet e fundit të sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Arjen Robben janë bërë satirë në një faqe karikaturash në internet. Holandezit i janë vizatuar rrugët nëpër të cilat kalon ai për gjatë një ndeshje, nëpërmjet faqes satirike Zezo Cartoons.
Sulmuesi holandez ka dy mënyra të të luajturit për Bayernin e Mynihut. Njëra është për të dhënë asist e cila duket fare e lehtë, ndërsa tjetra për të shënuar e cila duket shumë më e gjatë se sa ajo e para. Mënyra më e mirë për ta përshkruar atë është përkujdesur kompania Zezo Cartoons, e cila e ka vizatuar rrugën nëpër të cilën kalon Robben për gjatë një ndeshje. /Tesheshi.com/