Priftërinj katolikë në Jerusalem kanë ndërmarrë një akt të pashembullt duke i bërë thirrje Izraelit që të anulojë një ligj të diskutueshëm që u jep hebrenjve të drejtën e vetme e vetëvendosjes në atë vend.
“Ne kemi nevojë për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve për faktin e thjeshtë se ne, të krishterët, muslimanë, druzët, bahá’í-të, të gjithë ne, deklarojmë se arabët nuk janë më pak qytetarët e Izraelit; ata janë vëllezërit tanë dhe motrat tona”, deklaruan peshkopët dhe kryepeshkopët katolikë të disa kishave.
Ligji i shtetit-komb i miratuar në korrik nga Knesset-i izraelit shndërron Izraelin në atdheun historik të Judenjve. Meqë ligji nuk aludon për barazinë apo natyrën demokratike të vendit, arabët në vend thonë se po legalizohet diskriminimi.
Pas miratimit të ligjit, arabët në Izrael protestuan dhe disa politikanë hebrenj thanë se duhet ta ndryshonin atë.
Arabët përbëjnë 17.5 për qind të gati nëntë milionë izraelitëve.
“Të krishterët, muslimanët, druzët, hebrenjtë dhe Bahá’í duhet të trajtohen si qytetarë të barabartë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga priftërinjtë.
“Ne si udhëheqësit fetarë të kishave katolike ftojmë autoritetet për të shfuqizuar ligjin”, përfundon deklarata. /tesheshi.com/