Kisha Ortodokse Serbe (SPC) njoftoi se mbështet vendimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të mbrojtur popullin serb në Kosovë në qoftë se sulmohet, dhe vlerësoi se nuk ka asnjë dyshim se ushtria e sapoformuar e Kosovës është e drejtuar kundër popullit serb dhe Kishave ortodokse.
SPC, në një deklaratë u bëri thirrje, siç u shpreh, “njerëzve të Kishës Ortodokse Serbe dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë, si dhe faktorëve politikë, që të jetë unikë në mbështetjen e përpjekjeve të shtetit të Serbisë për të siguruar mbijetesën e popullit ortodoks serb në Kosovë.”
Për Kishën Serbe, ushtria Kosovës, është “armike e paqes dhe shkelëse e të drejtës ndërkombëtare”. /tesheshi.com/