Në një deklaratë zyrtare, Kisha Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë i ka drejtuar një ultimatum qeverisë ku i kërkon të kthejë pa vonesë të gjitha kishat, manastiret dhe objektet e shenjta.
Shkas për zemërimin e ortodoksëve ka qenë publikimi i disa fotove ku reklamohen modele dhe fustane nusërie, të cilat janë bërë në kisha dhe manastire që administrohen nga Ministria e Kulturës.
“Duhet t’i kthehen Kishës Orthodhokse pa vonesë dhe pretekste të gjitha kishat e shenjta, manastiret, lipsanet e shenjta, ikonat dhe objektet e shenjta të adhurimit, të cilat respektohen, nderohen dhe janë të shenjta për të gjithë orthodhoksët anembanë botës dhe sigurisht edhe për besimtarët e Shqipërisë” thuhet në kërkesën e Asamblesë Kleriko-Laike. /tesheshi.com/