Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme të bëjnë kompromise në bisedimet e tregtisë dhe të mos këmbëngulin vetëm në atë që dëshirojnë secila palë, tha të hënën ministri kinez i tregtisë së Kinës, Wang Shouwen.
Ai pohoi se janë duke u zhvilluar bisedime mes ekipeve tregtare kineze dhe atyre amerikane, por nuk dha detaje lidhur me vendin apo kohën.
Kina dhe Shtetet e Bashkuara javën e kaluar thanë se po ringjallin bisedimet përpara takimit të kësaj jave midis presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, duke dhënë shpresë se do të ketë një de-përshkallëzim të luftës tregtare që po dëmton ekonominë globale.
Bisedimet për të arritur një marrëveshje të gjerë tregtare u pezulluan muajin e kaluar pasi zyrtarët e SHBA-ve akuzuan Kinën për thyerjen e marrëveshjeve të dakorduara. /tesheshi.com/